Një në çdo katër persona në rruzullin tokësor me vendosmëri beson se Pejgamberi Muhammed (s.a.v.s.) është i Dërguari i fundit i All-llahut dhe sipas statistikave të vitit 2022, në botë jetojnë afërsisht 1,97 miliardë myslimanë.
Jo vetëm individë, por vende të tëra krenohen duke e deklaruar besnikërinë e tyre ndaj tij. Sot ekzistojnë 54 shtete të tilla muslimane, duke filluar nga ato të mëdha si Indonezia dhe Bangladeshi, me popullsi 200 milionë dhe 125 milionë banorë, deri te ato të vogla si Maldivet apo Brunei me popullsi prej 230,000 dhe 260,000. Edhe në vendet jomyslimane, ekzistojnë popullatë e madhe myslimane që përbëjnë pakicë; 120 milionë në Indi dhe 20 milionë në Kinë. Në të vërtetë, brenda gjysmëshekullit të fundit, Islami, feja e përcjellë nga Profeti Muhammed (s.a.v.s.), është bërë feja e dytë më e numërt në shumicën e vendeve evropiane, si edhe në Amerikë dhe Kanada.
Të bardhë apo të zi, të kuq e të verdhë, janë ndjekësit e Muhammedit, s.a.v.s.. Qofshin në Azi apo Evropë, Afrikë ose Amerikë, dhe në çdo cep të këtij globi, do të gjeni muslimanë. Ata jetojnë në qytetet më të përparuara, të përhapura, si dhe në çadrat më primitive nomade.
Pejgamberi ynë i dashur (s.a.v.s.), me zemrën e tij të mbushur plot butësi, mëshirë e dashuri, që ia pat falë All-llahu i Madhëruar, për mbarë botën njerëzore gjithnjë ka qenë shpresëdhënës. Madje nuk i ka mallkuar as edhe ata që i kanë bërë padrejtësi.
Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të!