Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 28:
Të kesh mendim të bukur për All-llahun është çelësi i lumturisë dhe rehatisë në këtë botë.
All-llahu i Madhërishëm në një hadith Kudsi thotë: “Unë jam në mendimin e robit për Mua.”
Çdokush që dëshiron të kënaqet në këtë botë duhet ta kuptojë këtë.
Përmbushe detyrimin tënd, ki mendim të mirë për All-llahun, All-llahu do ta plotësojë ndaj teje atë që ia premtojë Vetes – do të dhurojë sipas atij mendimi!
Në çdo situatë jetësore, kur ndjehesh mirë, kur je në telashe, kur je në bollëk, kur njerëzit me ti sillen butësisht, kur njerëzit janë të vrazhdë me ty – gjithmonë ki mendim të bukur për All-llahun, Ai do japë fryte akoma më të mira, e kush dhuron më bukur se All-llahu i Madhërishëm?!
Përshtati: Lutfi Muaremi