Djaloshi gjashtë vjeçar shkoi me nënën e tij për ta vizituar varrin e babait të tij, të cilin nuk e kishte parë kurrë në jetë, sepse ai kishte vdekur para se ai të lindte. Dhe në kthim, në vendin e quajtur El-Ebva, nëna e tij u sëmur rëndë dhe, para se të vdiste, ajo përqafoi djalin e saj të vogël, e puthi dhe qau.
Së shpejti nëna e tij vdiq dhe ai u shoqërua vetëm nga gruaja e quajtur Ummu Ejmen, e cila e mbështolli nënën e tij me rrobat e saj dhe e ftoi atë ta gërmonte varrin e nënës së saj së bashku me të. Varrin e hapën për orë të tëra dhe pastaj e varrosën në të.
Dhe kur donin të largoheshin, qau me hidhërim, lotët i rridhnin faqeve teksa shikonte varrin e nënës së tij. Sapo kishte vizituar varrin e babait të tij të cilin kurrë nuk e kishte takuar në jetë, tani po e varros edhe nënën e tij dhe kthehet në shtëpi pa të. A ka trishtim më të madh pas këtij trishtimi?! A mund ta durojë zemra e tij e vogël gjithë këtë dhimbje?!
E keni kuptuar se ky djalosh është i Dërguari i All-llahut, Muhammedi, alejhi selam. Sa dhimbje dhe pikëllim vuajti në jetën e tij që ne të jemi të lumtur në këtë dhe në botën e ardhshme!
Prandaj, kur jeni të trishtuar dhe kur bota ju shkakton dhimbje me mizorinë e saj, kujtoni sprovat e Pejgamberit tonë të dashur, paqja qoftë mbi të, njeriut më të mirë dhe të Dërguarit më të zgjedhur të All-llahut, do të ndjeni lehtësim dhe shpirti juaj do të qetësohet.
Dhe lexo shpesh salavate mbi të Dërguarin më të dashur të All-llahut.
“Çdo i Dërguar i All-llahut e kishte një dua të pranuar dhe secili prej tyre e shpejtoi duanë e tij në këtë botë, ndërsa unë duanë time e lashë si shefaat (ndërmjetësim) për Ummetin tim në Ditën e Gjykimit”. (Muttefekun alejhi)
Dhe i cili shpesh në lutjet e tij thoshte: “O All-llah! Ummeti im, ummeti im!”, duke u brengosur për Ummetin e tij dhe duke e lutur All-llahun që ta mëshirojë Ummetin e tij dhe t’i dhurojë lumturi në këtë dhe në botën tjetër.
Përshtati: Lutfi Muaremi