Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 28:
Të kesh mendim të bukur për All-llahun është çelësi i lumturisë dhe rehatisë në këtë botë.
All-llahu i Madhërishëm në një hadith Kudsi thotë: “Unë jam në mendimin e robit për Mua.”
Çdokush që dëshiron të kënaqet në këtë botë duhet ta kuptojë këtë.
Përmbushe detyrimin tënd, ki mendim të mirë për All-llahun, All-llahu do ta plotësojë ndaj teje atë që ia premtojë Vetes – do të dhurojë sipas atij mendimi!
Në çdo situatë jetësore, kur ndjehesh mirë apo je në telashe, kur je në bollëk, kur njerëzit me ty sillen butësisht apo janë të vrazhdë – gjithmonë ki mendim të bukur për All-llahun, Ai do japë fryte akoma më të mira, e kush dhuron më bukur se All-llahu i Madhërishëm?!
Përshtati: Lutfi Muaremi