KËSHILLA TË MENÇURA – 014/365

Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić

Këshilla e 14:

Një nga keqkuptimet e ca njerëzve është se harrojnë që bamirësitë në jetë shpërblehen sipas mirësive që tregojmë ndaj të tjerëve. 

Njeriu dëshiron të respektohet, por nuk tregon respekt ndaj të tjerëve; dëshiron të jetë i dashur, por dashuri nuk dhuron; dëshiron t’i ndihmohet, por nuk është mësuar të ndihmojë; dëshiron që pa treguar frikërespekt ndaj Krijuesit, All-llahu t’i jep rrugëdalje nga çdo problem, ndërsa Ai zgjidhje ju jep vetëm muttekive (frikë-respektuesve).

Kushtojini vëmendje përmbajtjes së sinqertë, dhe jo formës së rreme… Nëse jeni të drejtë dhe nëse ofroni mirësi, është e pamundur t’ju braktisin dhe anashkalojnë. E pamundur, sepse kur All-llahu premton, Ai e përmbush premtimin!

Parashtrohet pyetja a e kemi kryer pjesën tonë të detyrës?!


Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply