KËSHILLA TË MENÇURA – 026/365

Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.


Këshilla e 26:

Një nga pasojat më të këqija që mund t’i ndodhë një besimtari frikacak; i cili për interesa të kësaj bote është i gatshëm t’i shkelë parimet si dhe të heshtë atëherë kur duhet të flas; reflektohet në faktin se kjo frikë nga njerëzit dhe mungesa e guximit që për hir të së vërtetës të mos heshtë, një ditë do ta shkund besimin e tij në atë që e jep nafakën.

Sa humbje e madhe është kjo… sado qoftë të deklarojmë se e besojmë All-llahun, peshore e vërtetë e besimit është zemra që beson në All-llahun, dhe vepra me të cilën Ai e shpreh dhe vërteton kënaqësinë!

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply