Menaxhimi i problemeve, në katër hapa!

Autor: Amar Bašić

Dikur moti një njeri i urtë tha: “Habitem me njeriun i cili kërkon diçka që nuk është krijuar!” Kur u pyet ku e fjalën, tha: “Rehatia në dynja”. Krejt jeta në këtë botë të përkohshme rrjedh mes sprovave dhe tundimeve, meqë në fakt ajo paraqet një “provë” përmes së cilës dallohen “nxënësit” e suksesshëm nga të pasuksesshmit. Nuk është e mundur ta kundërshtosh atë ligj të Zotit, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që tundimet, shqetësimet, situatat e vështira, njerëzit e korruptuar dhe gjithçka që ne nuk duam, të kuptohet si një provë nga Allahu i Madhërishëm nëse veprojmë si duhet. Megjithatë, ekziston edhe skajshmëria tjetër në kuptimin e këtij ligji, dhe ai reflektohet në faktin se të gjitha problemet, tundimet dhe sfidat me të cilat njeriu ndeshet duhet t’i vuajë pashmangshëm dhe të mos bëjë asgjë, duke e konsideruar këtë çështje si mënyrë e dashurisë dhe nënshtrim Zotit. Një parim i tillë nuk është më tevekkul (mbështetje në All-llahun), por tevakul (marrëdhënie pasive pa përmbushur kauzën).

Thuhet që një njeri bënte dua: “Zot, më jep durim (sabër)!”, ndërsa dijetari në kalim e sipër, i thotë: “O njeri, mos kërko sabër, sepse kjo domethënë që kërkon ndonjë bela (sprovë) paraprake, por thuaj, “O All-llah, më jep shëndet, pasuri, pasardhës…” Islami në aspektin etimologjik dhe terminologjik e nënkupton nocionin e paqes, por pavarësisht nga kjo, probleme do të paraqiten edhe në mesin e muslimanëve, në familjet e tyre, lagjen, vendin e punës, shoqërinë në përgjithësi. Urtësia e Zotit është se problemet, nëse mësojmë të merremi me to, na edukojnë dhe na ndryshojnë për të mirë. All-llahu thotë: “…Ne ju bëjmë të tundoni njëri -tjetrin, kështu që duroni! Dhe Zoti yt sheh gjithçka. ” [EL-FURKÂN, 20]

Duke mësuar nga jeta e Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve sel-lem, vijmë në përfundimin se ai u përball me më shumë probleme se kushdo tjetër pas tij, por ai na la udhëzimet më të mira se si t’i kalojmë ato pa i shkelur parimet tona. Në këtë shkrim të shkurt do të mundohemi që ta udhëzojmë lexuesin në rast se ballafaqohet me ndonjë problem, sepse gjëja e vetme në kozmos të cilën mund ta ndërrojmë në mënyrë të drejtpërdrejt është vetja jonë. Prandaj, është e rëndësishme që në momentet e tundimit dhe problemeve, të dimë qartë se çfarë të bëjmë për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të një situate të caktuar.

Këshilla e parë në këtë drejtim është – mos merrni vendime të përshpejtuara!

Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve sel-lem, priste që t’i hapet një zgjidhje. Zgjidhjet vinin përmes Shpalljes  / vahjit, siç ishte rasti me pyetjet të cilat ia parashtronin hebrenjtë, përgjigjen e të cilave nuk e dinte; apo përmes shura’së / konsultimit me as’habët, siç ishte rasti i betejës së Hendekut kur e pranoi këshillën e Selman Farisiut. Sigurisht, ka shumë shembuj, por mënyra e jetesës së Pejgamberit alejhis-selam na tregon se në konflikte dhe situata problematike duhet të presim dhe kurrë të mos veprojmë me ngut!

Shembulli më i mirë i urtësisë së tij në parandalimin e problemeve me të cilat ai nuk do të ishte në gjendje të merret, është vendimi i tij për ta përhapur misionin e tij në fillim të Islamit fshehurazi, i vetëdijshëm se ai nuk është aq i fortë ta promovojë të Vërtetën publikisht. Më mirë është të pendohemi për diçka që nuk vepruam menjëherë, se sa të pendohemi për diçka që vepruam me ngut!

Këshilla e dytë që shpie drejt zgjidhjes së problemeve është që njeriu i cili ballafaqohet me ndonjë çështje, t’i drejtohet personit i cili nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në problem, sepse personi nga jashtë mund ta shohë zgjidhjen më mirë.

Thënia  e urtë, “Drejtimi më së miri shihet nga anash.” Personi në problem nuk mund të shohë as shkakun dhe as zgjidhjen, por personi nga anash ka pamje të plotë të pasqyrës. Për këshilla nevojitet të konsultoheni me njerëz të besuar, që janë mirëkuptues dhe i sinqertë dhe jo me dikë që do ta përhapë problemin më tej.

Ai që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në problem do të mendojë më objektivisht sesa ai që është i përfshirë në problem. Magjepsës është shembulli i Pejgamberit salAllahu alejhi ue sel-lem, rreth pranimit të këshillave në betejën e Bedrit, nga Habbab ibën Mundhirit, në lidhje me ujin dhe pozicionimin. Ky as’hab përmendet vetëm edhe në një vend në historinë Islame, gjë që tregon se ai mund të mos ketë pasur shumë ndikim shoqëror, por megjithatë, pikëpamja e tij realiste e problemeve në të cilën gjendej shoqëria, i ndihmoi Pejgamberit alejhis-selam, si një udhëheqës ushtarak për ta zgjidhur në mënyrë më efektive situatën. Kjo, natyrisht, flet për madhështinë e Pejgamberit, sepse Ummeti mësoi t’i pranon këshillat jo vetëm nga të afërmit dhe me ndikim, por nga kushdo që ofron zgjidhje cilësore.

Së treti, është e rëndësishme të mos lejoni t’ju preokupojnë emocionet gjatë problemeve!

Shumica e vendimeve të gabuara në jetë, janë rezultat i nënshtrimit ndaj emocioneve dhe nuk janë rezultat i të menduarit serioz dhe racional. Sa njerëz janë divorcuar, kolegë janë grindur, fqinjë kanë polemizuar, sa probleme kanë lindur për shkak të emocionit të zemërimit, urrejtjes, zilisë dhe në thelb nuk ka asnjë arsye racionale që të ndodhë ai konflikt, aq më pak për t’i prishur përgjithmonë marrëdhëniet. Njeriu në jetë udhëhiqet nga arsyeja ose emocioni, nuk ekziston opsioni i tretë.

Më së mirë është ta gjejmë balancën, ashtu siç na porosit Pejgamberi alejhis-selam, i cili na mëson të jemi mesatar, pa teprime dhe neglizhencë.

Arsyeja është e rëndësishme, por në momentin e problemit, nuk duhet lejuar emocionet ta marrin rolin dominues! Do të pendohen ata që i lejojnë emocionet t’i udhëheqin në situata konflikti. Shembulli i Hazreti Aliut i cili në një betejë me armikun, ndërsa armiku e pështyu në fytyrë, arriti ta kontrollojë veten dhe të heq dorë nga vrasja e tij, sepse ai nuk dëshironte ta ndotë dhe vë dyshim nijetin e tij – për ne paraqet mësim deri në Ditën e Gjykimit, prandaj vazhdimisht duhet ta pyesim veten: a jam duke vepruar sipas egos sime apo për ta arritur kënaqësinë e Allahut?! Emocionet janë për në sexhde, dua, familje, miqësi; ndërsa në proceset e menaxhimit të problemeve, racionaliteti duhet të jetë udhërrëfyesi jonë.

Hapi i katërt që mund ta vërejmë përmes Kur’anit dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut është: besimtari gjithmonë ec në drejtim të zgjidhjes së problemit, jo përhapjes dhe thellimit të tij.

Te Pejgamberi alejhis-selam erdhi një beduin për ta akuzuar gruan e tij për amoralitet pas lindjes së një fëmije me ngjyrë të errët. Resulullahu e pyet për ngjyrën e deveve të tij, ai përgjigjet se ato janë të kuqe, dhe me pas e pyet nëse në mesin e tyre ka ndonjë ngjyrë gri, të cilës beduini i përgjigjet pozitivisht. Resulullahu e pyet se nga vjen ajo me ngjyrë gri nëse devetë e tjera janë të kuqe, beduini thotë se ato mund të jenë tipare trashëgimore.

Pejgamberi alejhis-selam atëherë i thotë: “Ndoshta edhe në rastin tuaj, mund të jenë tipare trashëgimore.” Burri u largua i kënaqur me përgjigjen dhe Pejgamberi alejhis-selam, në vend që ta përshkallëzonte problemin, e zgjodhi situatën. Një person i arsyeshëm do ta kufizojë dhe specifikojë shkakun e problemit dhe nuk do ta përhapë atë. Një nga faktorët e përhapjes së problemit është njoftimi i të tjerëve për problemin. Çaste të krizës ekzistojnë në çdo martesë dhe çdo relacion, kështu që nëse i bëjmë publike, pasi të tejkalohen mosmarrëveshjet, ajo marrëdhënie i ngjason gotës së thyer që tani është e tërë, por ka gjurmë të bashkimit të pjesëve të thyera.

Thonë që ekzistojnë shumë njerëz që gjejnë problem në çdo zgjidhje. Ne do ta dimë që jemi në rrugë të mbarë për të kaluar “provën” e përmendur në fillim të këtij shkrimi nëse e adoptojmë si zakon parimin e të qenit pjesë e zgjidhjes, dhe jo problemit. Nuk është diçka që njeriu e merr në lindje ose në një moment të jetës, por kur njeriu e mëson seriozisht  se duhet të jetë mëkëmbës i Zotit në Tokë.

Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s