BEDUINI QË E LA NËNËN E TIJ NË SHKRETËTIRË

Jeta e beduinëve arab në shkretëtirë është në kërkim të përhershëm të burimeve të ujit dhe kullotave të freskëta. Në një fis të tillë jetonte njeriu i cili e kishte nënën plak e cila shpesh humbte kujtesën. Meqë ishte në moshë ajo shpesh humbte kujtesën, prandaj nuk ndahej nga i biri. Mirëpo sjellja e saj e irritonte të birin dhe ia ulte autoritetin tek njerëzit – e tillë ishte dritëshkurtësia e tij.

Një herë para se fisi të lëvizte dhe shpërngulej në një vend tjetër, ky njeri i tha gruas së tij:

“Nesër para se të nisemi lëre nënën time këtu, vendos pak ushqim pranë saj e ndoshta kalon dikush dhe e merr apo do të vdes, dhe ne do të lirohemi nga ajo.”

Bashkëshortja iu përgjigj: “Në rregull, do të bëj si ke thënë.”

Të nesërmen fisi nisi në rrugë. Bashkëshortja veproi siç i tha burri – e la nënën dhe pak ushqim dhe ujë, por bëri edhe diçka tjetër të çuditshme – me vjehrrën la edhe të birin e tyre. Djaloshi i tyre kishte më pak se një vjet, dhe i ati e donte shumë – dhe sa herë që kishte kohë për pushim, kërkonte nga gruaja që t’ia sjell e ta mbaj në krah dhe të loz me të.

Diku rreth drekës karvani ndaloi që të pushojnë, hanë drekë dhe t’i ushqejnë edhe dhe bagëtinë, meqë kishin udhëtuar që nga lindja e diellit dhe ishin lodhur. Të gjithë u ulën me familjet e veta, ndaj edhe ky kërkoi nga gruaja që t’ia sjellë të birin të luajë me të.

Por ajo i tha: “E lash me nënën tënde, nuk e duam atë.”

Njeriu bërtiti: “Çfarë?!”

Bashkëshortja iu përgjigj: “Veprova kështu mbase edhe ai do të lë në shkretëtirë siç e ke lënë nënën tënde.”

Këto fjalë e goditën si shigjetë, por nuk i tha gjë, e kuptoi gabimin që e kishte bërë. Mori kalin dhe me vrap u nis që të mos i sulmojnë nënën dhe të birin e tij egërsirat të cilët gjithmonë shkojnë në vendet e tilla ku kanë qëndruar beduinët në kërkim të ushqimeve dhe kafshëve të ngordhura.

Kur arriti në atë vend, shikoi nënën e cila ishte e rrethuar nga ujq të cilët mundoheshin t’ia rrëmbejnë foshnjën, deri sa ajo mirë e mbuluar mundohej me të gjitha forcat t’i rezistojë duke bërtitur: “Largoheni, ky është biri i birit tim.”

Njeriu vrau disa ujq ndërsa të tjerët u larguan, mandej puthi nënën e tij në ballë disa herë dhe qau duke u penduar për veprën e tij të shëmtuar.

Pas kësaj ngjarje ai bënte aq shumë mirësi ndaj nënës dhe kurrë nuk e ndante nga vetja. Ndërsa kur shpërnguleshin në ndonjë vend tjetër, nënën e vendoste mbi kalin që gjithmonë e mbante përpara syve. Gjithashtu, pas asaj ngjarje kishte një respekt të veçantë ndaj bashkëshortes së tij e cila ia mësoi një leksion të cilin nuk do ta harroi kurrë.

O Allah, na mundëso të jemi bamirës ndaj prindërve!

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s