BEREQETI

Bekimi i All-llahut është gjëja më e rëndësishme për ta arritur mirësinë në çdo vepër që bëjmë….

Thënë ndryshe, kur e lusim All-llahun e madhërishëm për bekimin e Tij, ne jo vetëm që e lusim të na e shtoj mirësinë, por në të njëjtën kohë ne e lusim që çdo gjë që ne posedojmë të jetë e dobishme dhe të jemi të kënaqur. Kur All-llahu të jep bereqet në veprimet tua, sado qofshin të vogla, bëhen burim mirësie për kryerësin. Në vijim do t’i theksojmë disa mënyra si mund të kërkojmë bereqet në veprimet tona.

Qëllimet e drejta

Shumë njerëz nisin veprimtari të ndryshme vetëm për arsye financiare, si burim i të ardhurave. Ndërsa të tjerë nisin veprimtari për zgjidhjen e nevojave shoqërore. Pa marrë parasysh shkakun e nisjes së veprimtarisë, besimtari synim kryesor duhet ta ketë arritjen e kënaqësisë së All-llahut.

Ky synim duhet t’i paraprijë fillimit të biznesit tonë. Ndërsa me kalimin e kohës duhet ti ri-vlerësojmë synimet tona, ashtu që të mos devijojmë nga pikësynimi primar.

Duaja/lutja

Gjithçka të kërkoni nga All-llahu, bëne me përulje. Ndërmarrjet e biznesit kërkojnë shumë dua/lutje për bereqet i cili vjen në formën e suksesit, zhvillimit dhe përfitimit.

Jini të sinqertë

Personi i cili kërkon shtimin e bereqetit në biznes nuk mashtron. Ndaj mos reklamoni fotografi të produkteve të cilat nuk janë tuajat me qëllim të tërheqjes së klientelës. Besimtari i mirë duhet ta flet vetëm të vërtetën, ndërsa kjo nënkupton mos mashtrimin e klientëve, mos shitjen e gjësendeve të rrejshme, apo të mashtroj rreth cilësisë së mallit apo shërbimit që kryen.

Evitoni shitjen e mallrave të ndaluara

Muslimani duhet evituar shitjen e mallrave që sipas parimeve islame janë të ndaluara.

Qëndroni larg akteve e ndaluara

Nuk mjafton vetëm të qëndrojmë larg vetëm nga shitja e mallit të ndaluar, por gjithashtu vëmendje duhet t’i kushtojmë praktikave të veprimtarisë që nuk janë të lejuara në Islam.

Jini mirënjohës

Si do të ndjeheshit nëse i shërbeni dikujt dhe ai person as që e vëren atë? Ndoshta do të ishte shërbimi i fundit që do t’ia bëni apo?! Edhe pse nga mos falënderimi, All-llahu mund të mos e ndaloj bereqetin e vet, por me siguri të qenët falënderues dhe mirënjohës për bekimet e Tij mund të jetë një mënyrë e mirë e shtimit të bereqetit në jetët dhe veprimtaritë tona.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply