I dua njerëzit që e shpejtojnë hapin kur vetura ndalet para vizë bardhës dhe i japin shoferit shenjë falënderimi.
I dua njerëzit që kur kamerieri u sjell faturën prej 19 marka, ndërsa ia lënë edhe atë një markë deri në 20, qoftë edhe e fundit që e posedojnë. I dua njerëzit që nuk do të hyjnë në dyqan pesë minuta para mbylljes së orarit.
I dua njerëzit që nuk do ta thërrasin dikë në celular pesë herë radhazi edhe pse ai nuk është përgjigjur as herën e parë, as të dytën, as të tretën, dhe nuk do ta thërrasin dikë në orën shtatë të mëngjesit apo dhjetë të mbrëmjes.
I dua njerëzit që në kalim e përkëdhelin macen që u afrohet te këmbët dhe do ia mbajnë derën hapur personit që vjen mbas tyre. Ia dua njerëzit që te kasa do të paguajnë shpejt dhe do t’i fusin gjërat e tyre në karrocë, dhe ata që do ta ngrenë frytin në mes të dyqanit që i ka rënë dikujt tjetër.
I dua njerëzit për të cilët ‘të lutem’, ‘faleminderit’, ‘urdhëro’ dhe ‘më fal’ nuk janë fjalë të huaja… ja, këta njerëz i dua.
Ekzistojnë disa gjëra të vogla që më tregojnë për njerëzit më shumë sesa vetura që ata ngasin, kostumi që veshin apo fjalët që thonë, gjëra të vogla që zbulojnë sa është i aftë njeriu të bashkë ndieje dhe të respektojë botën dhe njerëzit përreth tij, sa është i aftë të dojë.
Mos m’i mjegulloni sytë me shije të hollë dhe darka, me vetura dhe veshmbathje, me shtëpi dhe banesa, me statuse dhe tituj… M’i mjegulloni sytë me veprat tuaja…
Hafiz Ismet Spahić
Përkthim: L.M.