Selefizmi sionist (vehabizmi)!

E dimë që selefizmi modern nuk është unik. Duke u nisur nga kjo, unë them se është e gabuar të nxirret një qëndrim i përgjithshëm në lidhje me selefizmin bashkëkohor, pasi ekziston selefizmi i orientuar nga dija, selefizmi xhihadist, si dhe selefizmi-ihvanije, selefizmi medhalist, selefizmi i xhamisë, selefizmi jemenas dhe disa lëvizje të tjera – gjë që do të kërkonte drejtësi dhe objektivitet në shqyrtimin, në marrjen e një qëndrimi kundrejt tyre dhe në nxjerrjen e një gjykimi në lidhje me to.

Por, ekziston një version i ri i selefizmit, që u shfaq kohëve të fundit dhe shfaqja e të cilit, me sulmin e Izraelit ndaj Palestinës, u bë e qartë, dhe të cilin lirisht mund ta quajmë “selefizëm sionist”. Bëhet fjalë për atë selefizëm që përfshin edhe gjoja shejhët e tyre në vendet tona, sidomos në Egjipt dhe Arabinë Saudite, të cilët bien në sy me mjekra dhe gelabije (veshje tradicionale arabe), dhe i gjithë fjalimi i të cilëve është i orientuar drejt sulmit të rezistencës palestineze, poshtërimit të tyre dhe përhapjes së të pavërtetave dhe thashethemeve në lidhje me ta, madje edhe duke folur kundër tyre, si dhe kualifikimin e tyre me disa atribute që nuk mund t’i atribuohen asnjë muslimani, nënvlerësimin e asaj që ata bëjnë, gëzimin për rënien dëshmorë në rrugën e Allahut të protagonistëve të tyre, duke shfaqur kënaqësi, dhe ndoshta edhe duke shpërndarë hallvë, si dhe nëpërkëmbje e përbuzje të tjera që mund të vijnë vetëm nga një person me natyrë të përbuzur, karakter të tmerrshëm dhe shpirt të keq.

Ky pra është ai selefizëm të cilin tani e tutje duhet ta quajmë “selefizëm sionist” — megjithëse nuk më vjen mirë ta vendos këtë atribut pranë termit selefist, pasi bëhet fjalë për një fjalë të nderuar dhe të lartë, me të cilën mund të emërtohen vetëm luftëtarët e ndershëm dhe të dëshmuar, dhe veprimtarët që dallohen me dituri dhe veprim sipas saj. Por, çfarë tjetër mund të bëjmë përballë krimit që po bëhet sot me terminologjinë dhe nocionet?!

Dr. Vasfi Ashur Ebu Zejd

Përkthimi: Lutfi Muaremi