HavarixhIzmi dhe vehabizmi e kanë rrënjën e njëjtë

Duke lexuar “Reddul-Muhtar” të dijetarit të mirënjohur Hanefi, Ibn Abidin r.a., kam vënë re se ai i krahason Vahabistët me Havarixhët, duke thënë se Vahabistët janë në të vërtetë Havarixhët e kohës sonë.

Kam reflektuar se cila ishte karakteristika më e madhe e Havarixhëve dhe ideologjisë së tyre. Kuptova se dyshimi ishte tipari themelor i Havarixhizmit. Në një ajet nga kaptina el-Kehf, të cilin ata e keqinterpretonin, thuhet: “Dhe dyshoj se Dita e Kiametit do të vijë ndonjëherë…” Ata e morën dyshimin si bazë për gjykimin.

Po ashtu, në veprat e Ibën Tejmijjes el-Harraniut dhe Muhammed bin Abdulvehhâbit hasim një të dhënë të rëndësishme që tregon se ata në të vërtetë udhëhiqen nga supozimet dhe dyshimet në shumë çështje që i kanë mbrojtur.

Kur përmendin festimin e Mevludit, ata thonë se Mevludi është një festë ose Bajram, bazuar në faktin se festohet çdo vit.

Nga rregullat e Bajramit, ata e kanë nxjerrë përfundimin se Mevludi është një risí (bid’at) e ndaluar.

Namazi i Bajramit – si adhurim (ibadet) – është definuar dhe themeluar qartë me Sunnet autentik, dhe ne e dimë që ai është dy herë në vit (d.m.th., Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami). Muslimanët në mbarë botën e festojnë rregullisht dhe nuk e lënë anash; madje tek ne e falin edhe ata që zakonisht nuk shkojnë rregullisht në xhami.

Kjo pretendim nuk shërben për asgjë dhe nuk i shërben të vërtetës. Atyre u shërben si justifikim për qëndrimet e tyre të ashpra, njësoj siç u shërbente Havarixhëve për ideologjinë dhe për vrasjet e tyre.

Në fakt, Mevludi, për ata që e kanë lejuar, është adet i cili nuk bën pjesë në detyrimet islame dhe në asnjë rast nuk bën pjesë në ibadet. Sepse, si mundet të jetë adhurim recitimi i vargjeve (poezive) për lindjen e të Dërguarit s.a.v.s., kur adhurimi është definuar qartë në Sunnet dhe në praktikën e sahabëve.

Për dallim nga Bajrami, i cili bën pjesë në detyrat që është vaxhib (e detyrueshme) t’i kryesh, dhe atë në një kohë të saktë, Mevludi nuk është i detyrueshëm dhe nuk i është caktuar kohë e saktë.

Sado që kjo ide e krahasimit të Bajramit me Mevludin është jologjike dhe e pa bazuar, ajo, për fat të keq, në trutë e shpëlarë të pasuesve të Muhamed b. Abdulvehhâbit është si logjike ashtu edhe e bazuar, dhe ky është mjeti i tyre themelor ideologjik.

Autor: M.K.
Përktheu: Lutfi Muaremi