Profesori i mirënjohur nga Zagrebi, Velimir Srića, thotë: “Po, ne jetojmë në një kohë krijuese. Mjekësia ka përparuar aq shumë saqë pothuajse asnjë njeri nuk është plotësisht i shëndetshëm.
Shteti është aq i fuqishëm saqë askush nuk është i lirë. Demokracia mbretëron rreth nesh, që do të thotë se shumë njerëz të paaftë zgjedhin pak njerëz të korruptuar.
Sot, atleti, aktori apo këngëtari më i mirë fiton një mijë herë më shumë se mësuesi, edukatori apo mjeku më i mirë. Pasuria materiale ndiqet me zbrazëti shpirtërore. Ne po ndërtojmë gjithnjë e më shumë ndërtesa dhe pragu i tolerancës po zvogëlohet. Qytetet po zgjerohen ndërsa pamjet e botës ngushtohen.
Blejmë më shumë gjëra, por i shijojmë më pak. Hapësira e apartamenteve ku jetojmë gjithnjë e më shumë po rritet, ndërsa aty jetojnë të vetmuar. Familjet janë më të pasura, por çiftet më shpesh divorcohen.
Numri i shtëpive të bukura dhe shtëpive të shkatërruara po rritet. Progresi teknologjik na kursen kohë, të cilën e kemi gjithnjë e më pak. Mësuam të nxitojmë dhe të harrojmë të presim me durim. Rritet numri i ekspertëve dhe problemeve të pazgjidhura.
Jemi më të arsimuar, por jo më të urtë. Numri i komedive dhe atyre që vuajnë nga depresioni po rritet. Jemi vazhdimisht të zemëruar, vazhdimisht të lodhur.
E zëvendësuam të menduarit para librit me qëndrimin para ekranit. Jetojmë më gjatë, por më bosh. Jemi të rrethuar nga ushqimi i shpejtë dhe tretja e ngadaltë. Një e treta e njerëzimit vdesin nga uria dhe një e treta nga obeziteti morbid. Ne kemi qindra miq virtualë dhe asnjë të vërtetë. Numri i njerëzve të gjatë dhe shpirtrave të vegjël po rritet. Ne shpesh zihemi e rrallë duhemi. Shija e mirë u zëvendësua nga mbeturinat.
Kultura masive krijon histeri masive dhe vrasës masiv. vizitojmë planete dhe asteroidë të largët ndërsa nuk i njohim fqinjët tanë më të afërt. Qendra e jetës sonë është kthyer në një qendër tregtare. Ne hamë me krenari “ushqim të shëndetshëm” dhe lejojmë mediat të na helmojnë shpirtin. Ka gjithnjë e më shumë informacion, ndërsa komunikimet reale janë gjithnjë e më pak.
Ne e dimë çmimin e gjithçkaje, por vlerën e asgjëje. Na mësojnë të fitojmë për jetesë, por jo të jetojmë. Dikur i shpërdoronim gjërat dhe i donim njerëzit, sot është e kundërta”.
Përkthim: Lutfi Muaremi