Ka njerëz që kanë vdekur, por na vizitojnë në ëndrrat tona.
Ka njerëz që janë të gjallë, por nuk na përgjigjen në selamin e dhënë.
Ka njerëz që jetojnë në vila dhe kështjella, por shpirti i tyre është i ngushtë.
Ka njerëz që jetojnë në kasollë, por shpirtrat e tyre janë më të gjerë se Toka.
Ka njerëz, me fytyrë të bukur, por prej tyre del vetëm zi dhe pesimizëm.
Ka njerëz, jo aq të bukur, ndërsa prej tyre buron ngrohtësi dhe gëzim.
Ka njerëz që kanë shumë vëllezër dhe motra, por jetojnë të vetmuar.
Ka njerëz që janë fëmijë i vetëm, por kanë shumë vëllezër.
Ju keni “miq” që ta punojnë mbas shpine.
Dhe ke armiq që ju respektojnë.
Ka njerëz të pasur, por koprrac, dhe ka njerëz të varfër që janë bujar.
I tillë është dynjallëku (kjo botë)!
Përshtatje: Lutfi Muaremi