Vehabizmi, bidati më i rrezikshëm (1)

Shpjegimi i besimit të drejtë, do të thotë, akides së Ehli Sunneh vel-Xhematit është obligim në të cilën s’ka dyshim, e mbrojtja e të njëjtës me anë të shfuqizimit dhe refuzimit të qëndrimeve të kundërvajtësve, është mjet i saj.
Konstatimi i besimit të drejtë, paraqitja e argumenteve, refuzimi i qëndrimeve të kundërvajtësve që bien ndesh me besimin e drejtë, janë elementet themelore të shkencës së Akaidit.
Dijetarët islamë, më parë e tani, kanë bërë përpjekje dhe përpiqen të shërbejnë në mbrojtjen e besimit të drejtë dhe në refuzimin e novatorëve të cilët e shtrembërojnë besimin e muslimanëve të hershëm (ehli selef) dhe besimin e drejtë të muslimanëve.
Në kohën në të cilën jetojmë janë përhapur shumë çështje fetare, të cilat janë në kundërshtim me qëndrimet e Ehli Sunnetit, kështu që drejtimet novatore të muxhesimëve, shiitëve dhe grupeve tjera janë mjaft të pranishme në mesin e muslimanëve, e për fat të keq mund të gjejmë besëtytni të ndryshme, ateizmin, shekullarizmin modern, drejtimet filozofike që u instaluan për të shtrembëruar postulatet themelore të fesë së All-llahut. Pra, është detyrë e dijetarëve dhe e atyre, të cilët janë në atë rrugë të marrin qëndrim në mbrojtje të besimit të drejtë islam dhe në të njëjtën kohë të refuzojnë të kundërtën.
Sami Xheko, është nga të rrallët, i cili e kuptoi seriozisht këtë detyrë, dhe me angazhimin e tij maksimal u vu në mbrojtje të akides së drejtë, duke hedhur poshtë çdo gjë që e përdhos atë.
Vepra e tij paraqet një thesar të vlefshëm në fushën e Akaidit, doracak i mirë për studentë, i lehtë për ta kuptuar.
Unë i përvuajturi do t’i këshilloja të gjithë kërkuesit e të vërtetës, përfshirë mua dhe autorin që temës për të cilën flet t’i qasemi me sa më shumë objektivizëm. Thellësisht jam i bindur se termat që kanë përmbajtje negative ndaj grupit ose drejtimit të caktuar mund të zëvendësohen me më të moderuar dhe më të mirë.
Në fund si edhe në fillim, falënderimi i takon All-llahut, Zotit të të gjitha botëve, paqja dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e fundit, më të mirin, Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, familjen e tij dhe as’habët e ndershëm.

Mr. Bajazit Niçeviq
Përkthyes: Hamdi Iljazi & Lutfi Muaremi