Çelësi i suksesit është të jesh me njerëz të mirë…

“Njeriu sa më afër të qëndrojë me njerëzit e mirë, aq më afër All-llahut është; sa më afër All-llahut, aq më afër njerëzve të mirë, aq më afër Xhenetit dhe larg Xhehenemit. 

Çelësi i suksesit është të jesh me njerëz të mirë, edhe nëse nuk je njëri prej tyre.  Kjo është e vërtetë gjithashtu edhe në të kundërt. Sa më afër të jetë njeriu me njerëzit e këqij, aq më larg është nga All-llahu, dhe sa më larg nga All-llahu, më afër njerëzve të këqij, dhe sa më larg të jetë nga All-llahu, është më afër Xhehenemit dhe më larg nga Xheneti.

Çelësi i pakënaqësisë është të jesh me të këqijtë, edhe nëse nuk je njëri prej tyre.”

[Përkthim: L.M.]