1. NUK JANË TË VLEFSHME PUNËT PA NJOHURI TË MJAFTUESHME
Pak vepra të kryera me njohuri të mirë, janë më të vlefshme kundrejt shumë veprave të kryera në injorancë.2. SINQERITETI NË PËRFITIMIN E DIJES
Kushdo që fiton njohuri fetare për hir të kësaj bote, ajo nuk zë rrënjë në zemrën e tij.
3. APLIKIMI I ASAJ QË MËSOHET
Aplikoni atë që e mësoni, sepse dija është begati dhe dhuratë nga Zoti, ndaj kush nuk e aplikon atë, ajo është sikur trupi pa shpirt (lëshohet në tokë dhe zhduket).4. KONCEPTI I BESIMIT DHE PRAKTIKA JONË FETARE
Çfarëdo që na vjen nga Resulullahu, e vëmë në kokë si kurorë, Nga sahabët, – ne e zgjedhim interpretimin e tyre. Ndërsa kur fetvaja arrin tek dijetarët, këtu ne, sikur të tjerët, përpiqemi maksimalisht.5. KUR’ANI DHE SUNNETI JANË RRUGA JONË
Nëse them diçka që është në kundërshtim me Librin e All-llahut dhe sunnetin e Pejgamberit tonë, paqja qoftë mbi të, atëherë injoroni mendimin tim.6. PËRGJEGJËSIA E NJERËZVE TË RESPEKTUESHËM
Praktika e të shquarve dhe të respektuarve imitohet dhe transmetohet, ndaj bëhet rrugë dhe zakon.7. GJYQTARI I KORRUPTUAR GJYKON VETEN
Kur gjykatësi – kadiu pranon ryshfet ose shmanget nga e Vërteta, ai e pranon largimin e tij nga pozita e ndarjes së drejtësisë, edhe nëse mbetet në atë detyrë përgjithmonë.8. BESIMI NË ALL-LLAHUN
All-llahu nuk përshkruhet me cilësi të krijesave.9. DISKUTIMI RRETH FATIT
Kush debaton rreth fatit (Kaderit) është sikur ai që shikon drejtë Diellit; sa më shumë shikon, aq më shumë i zbehet të shikuarit, – sa më shumë diskutohet, aq më shumë humbet!10. PENDIMI I LEHTËSON SPROVAT
Vështirësitë në jetë janë pasojë e mëkateve tona, ndaj nuk e di se si do të dalë një mëkatar nga vështirësitë nëse nuk pendohet?!Përktheu: L.M.