Pyetje: Selam, e ndjek faqen tuaj dhe e shoh që keni shumë tekste të cilat i kundërshtojnë mësimet që i përhapin selefistët. Më intereson a është e lejuar të merret mësim nga ata?! (F.Z.)
Përgjigje: Alejkumus-selam. All-llahu të shpërbleftë që tregoni interesim për fenë tonë të bukur. Mësimet që i përhapin misionarët pseudo-selefist, nga ana e jashtme duken mjaft të ngjashme me shkencën Islame, megjithatë në Akaid, domethënë në çështjet e besimit, ata e ndjekin akaidin muxhessim dhe mushebbih. Ajo paraqet kufr (mosbesim) sipas sipas ixhmasë së ehli-sunnetit vel-xhemaatit. Përveç besimit të gabuar, ata nuk e ndjekin asnjërin nga katër medhhebet të cilat kanë sened (zinxhir) të sigurt të dijes, ashtu që selefistët në fikh kanë qëndrime të kundërta dhe nuk kanë Usul apo metodë të nxjerrjes së përfundimeve juridike. Si përfndim, nuk lejohet ndjekja e sektit pseudo-selefist për shkak të largimit të tyre të dukshëm nga themelet e besimit Islam! Më shumë për qëndrimet blasfemuese të këtij sekti mund të gjeni në këtë faqe dhe shumë të tjera nga hoxhallarët tanë eminent:
Imam Nablusi në veprën e tij: Hulasatu’t-Tahkik thotë:
“Në kohën në të cilën jetojmë, nuk lejohet ndjekja e cilit do qoftë medhheb përveç këtyre katër të njohurave (Hanefi, Shafi, Hanbeli dhe Maliki). Arsyeja për këtë nuk është se ato janë të vetmet të sakta, por se asnjë medhheb tjetër nuk është ruajtur dhe nuk është transmetuar tek ne përmes një zinxhiri transmetuesish të besueshëm. Nëse do të kishte, do të ishte e lejuar ndjekja sikur këta katër medhhebe, megjithatë nuk është ashtu.”
Ndërsa All-llahu xhel-le sha’nuhu thotë:
“Feja e vetme e pranueshme tek All-llahu është Islami….” [Ali Imran, 19]
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” [Ali Imran, 85]
Jemi të obliguar t’i përmbahemi fesë së All-llahut, mësimeve që i janë transmetuar të Dërguarit të All-llahut, paqja qoftë mbi të, dhe që ai ua ka transmetuar sahabëve, ata tabiinëve (Ebu Hanife i cili është imami ynë, ishte nga tabi’inët), dhe tabi’inët ua përcollën atë nxënësve të tyre dhe kështu me radhë deri në ditët e sotme.
Përktheu: L.M.