Imam Ibnu Asakiri shënoi nga Enesi r.a. se Muhammedi s.a.v.s. në hutben e parë ka thënë:
“O njerëz! All-llahu e zgjodhi për ju fenë islame, prandaj zbukuroni shoqërinë tuaj përmes Islamit me bujari dhe moral të mirë. Bujaria është një pemë në Xhenet ndërsa degët e saj janë lëshuar në këtë botë. Kush prej jush është bujar, do të lidhet vazhdimisht me atë pemë derisa All-llahu ta shpijë në Xhenet. Dhe prishja është një pemë në Xhehenem ndërsa degët e saj janë në këtë botë. Kush prej jush është i korruptuar do të lidhet vazhdimisht me atë pemë derisa All-llahu ta shpie në Xhehenem. Pastaj përsëriti dy herë:
Jini bujar në emër të All-llahut!
Jini bujar në emër të All-llahut!”
O Zot, na ndihmo të jemi bujarë dhe të virtytshëm. Na shpëto nga pandershmëria dhe koprracia! Amin!
Përktheu: Lutfi Muaremi