Një djalë i ri erdhi te dijetari dhe i tha: “Efendi, unë kam shumë frikë nga prostitucioni, por është shumë e vështirë, kaloj nëpër qytet, treg, shoh gjithçka, vajza gati të zhveshura, harame të ndryshme, ju lutem më këshilloni. si t’i ruaj sytë?!”
Dijetari i thotë: “Shko deri te shtëpia ime, merri dy kova, mbushi me ujë deri në majë dhe mi sill këtu! Për çdo pikë që do të derdhet, do të merrni nga një shuplakë.”
I riu shkoi dhe veproi sipas udhëzimeve. I solli dy kova me ujë pa derdhur asnjë pikë në rrugë e sipër.
Dijetari e pyeti: “Ti ke duruar dhe i ke sjellë dy kova me ujë pa derdhur asnjë pikë, duhej të kalosh nëpër qytet, e treg, më thuaj si të shkoi për dore kjo, dhe më thuaj çfarë vërejtje nga prostitucioni?”
I riu iu pergjigj: “Efendi, une nuk i hoqa syte nga kovat qe të mos derdhja asnjë pikë uji sepse kisha frikë nga shuplakat, prandaj eca me durim dhe qetesi, kështu që asgjë nuk pashë. “
Dijetari i përgjigjet: “Ashtu siç durove që të mos derdhet uji, i tillë bëhu me besimin tënd, ashtu siç u frikësove prej meje, ki frikë All-llahun dhe do t’i ruash sytë nga prostitucioni!”
Përshtati: L.M.