Dhurata më e mirë!

Mesazhet më të ëmbla për mua janë ato të Muhammedit a.s.. Transmetohet se ka thënë: Ta përmbushë nevojën e vëllait tim, t’ia lehtësoj, ta takoj, kjo është më e mirë për mua se qëndrimi dy muaj në xhaminë time, në itikaf,

Imagjinoni, veprën që është më e mirë sesa qëndrimi dy muajsh në xhaminë e Pejgamberit, ndërsa kjo porosi vjen nga Pejgamberi, paqja qoftë mbi të.

Mund ta imagjinoni se çfarë lloj adhurimi është ky! Ta ndihmosh një vëlla apo motër është më e preferuar tek All-llahu I Madhërishëm.

Përmendet në hadith gjithashtu se ndihmesa e vëllait është më e mirë se qëndrimi në shtëpi dhe kënaqësia me familjen dhe gratë tuaja.

Ndërsa ne sot jemi të preokupuar ku do ta kalojmë pushimin vjetor, çfarë atmosferë do të bëjmë… ndërsa më mirë do të ishte të jemi të preokupuar si t’ia lehtësojmë dikujt ta merr veten. Kjo na mungon ne! Domethënë, nëse vërtetë dëshirojmë ta ndryshojmë gjendjen, të fillojmë nga vetja!

Themi, do të japim gjithçka nga vetja për përmirësimin e shoqërisë dhe xhematit, por nuk themi do ta japim veten! Është në gjendje të jep edhe njëqind mijë euro, por atë mos e prekni. Ndërsa All-llahu dëshiron ta japim veten, ashtu siç ashabët sakrifikuan gjithçka dhe nuk e kishin aspak rëndë.

Në raste dinin të shkonin dhe të mos kthehen nga 15 vite, shkonin diku për ta përhapur dashurinë dhe harmoninë mes  njerëzve, sepse nuk mund të duronin t’i shohin njerëzit si vuajnë, si bredhin…

Le ta shfrytëzojmë atë që na është mundësuar! Më së miri është të na kujtoj All-llahu dhe melekët e Tij! Është thënë në hadithi-kudsi, kush e përmend Atë në vete, Ai do ta kujtojë në vete, ai që e kujton All-llahun në shoqëri,  Ai do ta kujtoj në shoqëri akoma më të mirë.

Paramendo, kudo që të shkosh, ty e reklamon mëshirën, urtësinë, dijen dhe fuqinë e All-llahut, ndërsa ai të reklamon ty te melekët.

Përshtati: L.M.