“Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e All-llahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” [Et-Teube, 60]
El-Haseni thotë: “Fekir – i varfër është ai i cili nuk kërkon, ndërsa miskin ai i cili kërkon. Kështu e përmend edhe Edh-Dhuhri, njashtu edhe Ebu-Jusufi e transmeton nga Ebu-Hanife. Kjo transmetohet nga Ibën Abbasi r.a. dhe na mëson se miskini është në nevojë më të madhe se sa i varfëri.
…Është thënë se fekir-i varfër është ai i cili nuk ka me çfarë të ushqehet, ndërsa miskini nuk ka asgjë. (ElKasani, Bedai’u-s-sanai’, 466/2, Daru-l-kutubi-l-ilmijjeh, Bejrut, botimi i dytë, 2003).
- Fekir është ai që e posedon gjënë më të vogël. (Ai që posedon diçka, por jo e mjaftueshme për mbulimin e nevojave elementare) (el-Merginani, el-Hidaje, 135/1, Daru-l-erkam, Bejrut)
- Miskin është ai që nuk posedon asgjë. Kjo është transmetuar nga Ebu Hanifja, r.a. (el-Merginani, el-Hidaje, 135/1, Daru-l-Erkam, Bejrut)
- Ata që punojnë në mbledhjen e saj- Ky është ai që dërgohet nga halifi për ta mbledhur sadakanë. I jepet sipas punës së tij. Atij dhe ndihmësve të tij u jepet aq sa u mjafton atyre dhe familjeve të tyre gjatë nisjes dhe kthimit të tyre, sepse ata veçohen për atë punë, dhe kushdo që veçohet për një punë për të cilën muslimanët kanë nevojë, meritojnë kompensim për të…” (El -Ajni, el-Binaja, 529/3) Dijetarët tanë thonë: “Atyre do t’u jepet paga prej tij… Ai e meriton në bazë të punës, e jo në bazë të zekatit, sepse sipas ixhmasë, e merr edhe nëse është i pasur.” (El-Kasani, Bedai’u-s-sanai’, 467/2)
- Ata, zemrat e të cilëve duhet përfituar – Këta ishin njerëz nga udhëheqësit e Kurejshëve dhe nga të zgjedhurit e arabëve. Kjo është deroguar dhe nuk u jepet më për shkak të ixhmasë së sahabëve.” (El-Kasani, Bedai’u-s-sanai’, 469-470/2).
- Për shpengim nga robëria (El-Ajni, el-Binaja, 531/3).
- Të mbingarkuarit me borxhe – janë ata që janë borxhli dhe nuk posedojnë nisab mbi borxhin. (El-Ajni, el-Binaja, 533/3)
- Në rrugë të All-llahut – Kjo nënkupton veprat që na ofrojnë tek All-llahu i Madhëruar. (El-Kasani, Bedai’u-s-sanai’, 471/2) “Në rrugë të All-llahut” janë të gjitha veprat që na afrojnë tek All-llahu.” (Ibn-Abidin, Hashija, 340/3) Nga Enesi r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thënë: “Kush del për të kërkuar dije dije (shkencë), është në rrugë të All-llahut deri sa të kthehet.” (Et-Tirmidhi, el-Xhami’, 244/7, hadithi nr. 2648, Daru Ibn-Kethir, Damask, Botimi i Parë, 2007).
- Udhëtari – personi pasuria e të cilit është larg tij dhe ai në atë moment është i varfër. (El-Ajni, Minhatu-s-suluk, fq. 311.)
SADEKATU-L-FITRI I NGJASHËM ME ZEKATIN SA I PËRKET ÇËSHTJES KUJT DUHET T’I JEPET
Ibën-Abidini thotë: “Ndërsa sadekatu-l-fitri është sikur zekati sa i përket çështjes kujt duhet t’i jepet.”
Përgatiti: Sami ef. Xheko
Përshtati: L.M.