Njëzet këshilla për çdo besimtarë

1. Në rast se nuk mund t’u bësh mirë njerëzve, së paku mos u bëj keq.

2. Nëse nuk keni asgjë të mirë për t’u thënë njerëzve, mos flisni për mangësitë e tyre, sepse edhe ju i posedoni ato.

3. Në rast se nuk mund t’i lavdërosh njerëzit për mirësitë e bëra, mos e zhvlerësoni dhe t’ia atribuoni hipokrizisë, sepse vetëm All-llahu i di të fshehtat dhe qëllimet e zemrës.

4. Nëse dikush të lëndon, më mirë është ta falësh, në të kundërtën kërkoje hakkun (të drejtën tënde) pa fyer apo ofenduar.

5. Në qoftë se dikush të bën një të mirë, falënderoje, bëj dua për të, dhe sipas mundësive ktheja njëlloj apo më mirë mirësinë.

6. Mbështetu vetëm All-llahut dhe vetëm prej Atij kërko.

7. Mendo mirë për njerëzit, ndërsa të fshehtat lëja All-llahut.

8. Fshihe turpin, mëkatin dhe mangësitë.

9. Ndihmo në fshehtësi, sepse është më mirë, më e sinqertë dhe më mirë për atë që e ndihmon.

10. Ji i pari në mirësi të cilat kërkojnë reagim të shpejtë.

11. Lutu për dije, sinqeritet, shoqëri të mirë besimtarësh, dhikër, ibadet të fshehur dhe dua të pranuar.

12. Përgatit vepra të veçanta, sekrete dhe afatgjata për kohët e fitnes, çastit të vdekjes, natën e varrit, ditën e ringjalljes dhe dhënien e llogarisë para All-llahut të Madhërishëm.

13. Mos e ngre zerin, ki kujdes nga zemërimi, mos shiko mbrapa sharjet dhe thëniet e njerëzve, mos u brengos, sepse e ke All-llahun. Bëhu i mire me të gjithë, kryej obligimet në familje, ndaj prindërve, të afërmve, fqinjëve, muslimanëve dhe njerëzve të tjerë.

14. Kujdes nga borxhi, dyshimi, fyerja dhe hakku (e drejta e njerëzve të tjerë).

15. Mos u merr me gjëra nga të cilat nuk ke dobi në Ahiret, madje edhe sikur të të thonë se je i çuditshëm dhe i çmendur.

16. Kujdesu për hallallin dhe qëndro larg haramit.

17. Lexoje dhe ndiqe Kur’anin, praktikoje dhe përhape sunnetin, duaji dijetarët, ndihmoji bamirësit.

18. Gjithkujt thuaji fjalë të mira, këshilla dhe dua/lutje.

19. Ji gjithmonë me abdes, me dhikër dhe mendime rreth vdekjes.

20. Nëse të ofrohen thesaret e botës, ndajeni atë dhe ndihmoni të uriturit, të dobëtit, përkrahni bamirësinë e përhershme dhe investoni në përhapjen e dijes dhe Fjalës së All-llahut dhe fesë së Tij.

Autor: Imam Ismet ef. Purdiq

Përkthim: Lutfi Muaremi