“Pse Uashingtoni, Parisi, Londra dhe Roma vazhdojnë ta mbështesin familjen mbretërore saudite dhe monarkinë e Katarit?” Përgjigja e shumicës njëzëri do të ishte “nafta.” Jo vetëm kaq, ata kanë investuar miliarda dollarë në ekonomitë perëndimore. Për shembull, vetëm në Shtetet e Bashkuara, ata kanë investuar rreth 750 miliardë dollarë (sh.p. vlerësim deri në vitin 2017). Sa herë që shfaqet ndonjë kritikë, ata kërcënojnë ta kthejnë në atdhe pasurinë e tyre të pafundme.”
“Po shitja e armëve?!” Kjo është një tjetër pikë tronditëse. Sot, Arabia Saudite është importuesi i dytë më i madh në botë i armëve me një buxhet vjetor prej 60 miliardë dollarësh. Armatimi në Rijad vjen nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe dhe gjithashtu Italia. Bombat saudite që shkaktojnë qytetet e bukura të Jemenit janë prodhuar edhe në Sardenjë. Dhe asnjë udhëheqës nuk dëshiron të sakrifikojë fitimin e aksionerëve të tij.
Por, në fund të fundit, vehabizmi duhet demaskuar për atë që është. Ashtu siç deklaroi Shehu i El-Ez’herit në Kajro: “vehabizmi nuk i përket Islamit Sunit.” Ajo thjesht paraqet një sekt të vogël që e ka origjinën nga Saudia qendrore vetëm dyqind vjet më parë. E megjithatë, kërdija që ky sekt ka bërë në mbarë botën islame është tragjike. Refuzimi për ta lejuar financimin e vehabitëve saudit nëpër xhamitë apo shkollat fetare në Evropë apo Amerikë do të ishte një hap konstruktiv përpara. Në të vërtetë, çdo bashkësi islame duhet dhe mund t’i mbledhë fondet për nevojat e veta, siç ka qenë gjithmonë traditë në të kaluarën.
Në “The Guardian”, një artikull i kohëve të fundit rreth Islamit: Studiuesi i njohur Tarik Ramadan thekson se është i nevojshëm ndryshim i mendjes tek muslimanët perëndimorë. Tarik Ramadani theksoi se Islami tanimë është gjithashtu fe perëndimore – dhe ai e përmbledh zgjidhjen e tij në katër L: “Njohja e gjuhës së vendit, respektimi i ligjeve të tij, besnikëria ndaj shoqërisë dhe liria për qytetarët”. (Knowledge of the country’s language, respect for its laws, loyalty to its society and liberty for the citizens.)
Është e qartë se nuk është në interesin e asnjë komuniteti jashtë Arabisë Saudite që të importojë imamë nga Rijadi për ta përhapur kulturën saudite. Pranimi i fondeve vehabiste vetëm mbjell farat e asaj që tani vuan Brukseli. Imamët e trajnuar nga Arabia Saudite, në bazë të doktrinës së tyre sektare, nuk mund ta përqafojnë dialogun ekumenik, përfshirjen ose integrimin derisa të ketë reforma dramatike në tekste dhe mësimdhënie në Arabinë Saudite. Është koha që udhëheqësit qytetarë dhe fetarë në Perëndim ta kuptojnë qartë këtë.
Përshtatje në gjuhën shqipe