A mund të thuhet se All-llahu është dritë?!

Ebu Muin en-Nesefi el-Maturidi thotë:

Mushebbihët (sekti që e krahasuan All-llahun me krijesat) thonë:

“Lejohet të thuhet se Ai është drita që shkëlqen.”

Ehli sunnet vel xhemat thotë:

Nuk lejohet, por Ai është Krijuesi i dritës dhe ndriçuesi i dritës, sepse drita ka ngjyrë. Nëse do të thoshim se Ai është nur, kjo e bën të ngjashëm me krijesat, ndërsa Ai është i pastër nga ngjashmëria me krijesat. All-llahu i Madhëruar thotë: “…Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” [Esh-Shura: 11]

Ato e argumentojnë me fjalët: “Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës…” [En-Nur, 35] dhe thonë se Ai e emërtoi veten si Nur (dritë).

Përgjigja për këtë është të thuhet: Thotë Ibn Abbasi r.a.:

“Kjo domethënë: Ndriçues i qiejve dhe Tokës.” (Et-Taberi, 320/9, ligjërata nr. 26085)

Disa prej tyre (Ehli Sunet uel Xhemat) thonë:

“Udhëzues i banorëve të qiejve dhe të Tokës”. (Ebu Muin en-Nesefi, Bahru-l-kelam, fq. 103., Daru-l-ferfur, Damask)

Përgatiti: Sami ef. Xheko

Përkthim në gjuhën shqipe