Mënyra e vetme e saktë për të besuar në Zot, është rruga e Islamit

Ateizmi – Zoti nuk ekziston.

Budizmi – Nuk jam i sigurt nëse ekziston Zoti.

Agnosticizmi – Ndoshta ekziston Zoti.

Hinduizmi – Zoti është njeri dhe lopë.

Krishterimi – Zoti është njeri i cili mund të vritet dhe të vdes.

Vehabizmi / selefizmi / muxhesimët – Zoti mund të trupëzohet në krijesë (qiell), trup dhe është i ngjashëm me njeriun…

Të tjerët – Fe me dogma të ngjashme si të lartshënuarat!

Islami – Zoti me siguri ekziston, nuk ka dyshim në këtë, Ai nuk është lopë, nuk i ngjason njeriut, nuk është si njeriu, nuk hyn në krijesa dhe nuk banon në krijesa, është i përjetshëm dhe nuk vdes. Nuk ka fillim as mbarim. Nuk varet nga askush dhe asgjë. Është Krijues dhe Sundues absolut…

Të besohet se Zoti është bërë njeri, se i ngjason njeriut i cili rri ulur në karrige në qiell, është diçka me çfarë nuk erdhën të dërguarit e All-llahut, a.s., por kjo paraqet idhujtari, kufr (mosbesim) dhe nënçmim i Zotit të vetëm, All-llahut. Iblisi i mallkuar, e përhapë këtë lajthitje në mesin e injorantëve dhe njerëzit krenarë që për shkak të krenarisë dhe egos së tyre mbeten në errësirën e injorancës dhe mosbesimit.

Mënyra e vetme e saktë për të besuar në Zot, është rruga Islame:

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Thuaj: “Ai është All-llahu, Një dhe i Vetëm! All-llahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” [Ihlas, 1-4]

“Rasti i Isait për All-llahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” [Ali Imran, 59]

Rreth zatit të All-llahut nuk mund të mendohet dhe as të supozohet në asnjë mënyrë: “Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, kurse ata nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e All-llahut.” [Ta-Ha, 110]. Kjo ngase zat-i i All-llahut është më i madhërishëm nga gjithçka mund njeriu të supozojë: “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.” [El-En’am: 103] Domethënë, askush dhe asgjë nuk i ngjanë Krijuesit: “Dhe askush nuk është i barabartë me Atë!” dhe “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij…” [Esh-Shura, ajeti 11]