Ekzistojnë dijetarë kuazi-islamikë dhe kuazi-selefistë, të cilët e refuzojnë veprën e urtarëve më të mëdhenj muslimanë të 1300 viteve të kaluara, duke keqinterpretuar dhe duke komentuar çështje juridike, duke marrë fjalë për fjalë disa tekste nga akideja dhe duke bërë kështu kufër të qartë, dhe në këtë mënyrë i mashtronin dhe vënin në huti masat e gjëra të mukal-lidëve!
Kur ata mësime të tyre të shtrembëruara vihen në dukje me argumente, pasuesit e verbër të këtyre kuazi-dijetarëve të tyre veprojnë shumë emocionalisht, duke hedhur poshtë mësimet e Kur’anit dhe qëndrimet e harmonizuara të dijetarëve të Ehli Sunetit që shkojnë deri te vetë i Dërguari i All-llahut, s.av.s..
Pa marrë parasysh se sa motivues apo frymëzues mund të jetë një dijetar i caktuar – dhe nuk mund të mohohet se ekzistojnë të tillë – ai nuk mund të matet me pluhurin e xhubeve të kolosve të dijes që kanë qenë themeli i ruajtjes së dinit tonë. Ashtu si ishin imamët Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Tahaviu, el-Maturidiu, Jusufi, Muhamedi, Sheibani, Ibn Haxheri e kështu me radhë, All-llahu qoftë i kënaqur me ta!
Dijetari i vërtetë, do t’ua pranojë këtë nxënësve të tij dhe do ta dekurajojë sjelljen sektare të ngjashme me kultin e personalitetit!
Atë që sot e vërejmë, për fat të keq është një shembull shkollor të paragjykimit të verbër, dhe ndjekje e padiskutueshme e grupit të tij. Gjë që sipas fesë sonë të bukur është e ndaluar. ‘Verbërisht’ mund të ndiqet vetëm i Dërguari i All-llahut s.a.v.s..
Kjo nga pak duket ironike, sepse edhe ithtarët më të mëdhenj të ndonjë sekti e kritikojnë taklidin (ndjekjen) e atyre të cilët e ndjekin njërin nga katër shkollat e pranuara sunite (Hanefi, Maliki, Shafii, Hanbeli)!
All-llahu e përmirësoftë gjendjen tonë. Amin!