Shpesh i dëgjojmë pretendimet e ithtarëve të sektit Muxhessim të cilin e ndjekin kuazi-selefistët (vehabistët) se anëtarët e Ehlu-Suneh vel Xhematit, d.m.th. pasuesit e katër shkollave sunite, e ndjekin akiden (besimin) xhehmiane. Kjo është trillim dhe gënjeshtër e pastër, sepse dijetarët e Ehli Sunetit i përgënjeshtruan mësimet e muxhesimëve dhe mushebihëve.
Në këtë fushë, në veçanti u dalluan dy dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunetit, Ebu Mensur el-Maturidiu dhe Ebul Hasan el-Esh’ariu, All-llahu qoftë i kënaqur me ta!
Ja çfarë thotë autoriteti abosul pseudo-selefistë, Tekijjudin Ibën Tejmijje Harrani, në lidhje me ata njerëz:
“Kush pohon se medhhebi i Xhehm Ibën Safvanit është i afërt me medhhebin e Imam el-Esh’ariut, ai është injorant i të dyja shkollave.”