“Si antropomorfizmi (Et-teshbih, akideja kuazi – selefiste/vehabiste) ashtu edhe neutralizimi i atributeve të All-llahut përmes interpretimit të tyre alegorik (Et-Te’vil – akideja mu’tezilite) janë të gabuara, për shkak se e para e mohon transcendencën Hyjnore ndërsa tjetra autenticitetin e Shpalljes.
Zgjidhja e El-Esh’ariut përbëhej në pranimin e tekstit të Shpalljes ashtu siç është. Ai e quajti këtë proces të refuzimit të pyetjes “pa si!”. Duke marrë parasysh se si subjekti ashtu edhe kallëzuesi janë transcendent, vetë diskutimi, sipas El-Esh’ariut, rreth kuptimit të atributeve të All-llahut, në tekstin e Shpalljes ishte jo legjitime.”
(Ismail Raxhi el-Faruki, Teuhid: Implikimet në të menduarit dhe jeta, përkthim në gjuhën boshnjake Džemaludin Latić, botimi i 2, Sarajevë, El-Kalem dhe Qendra për Studime të Avancuara, 2011).