Muxhesimët gënjejnë dhe i shtrembërojnë fjalët e Ebu Hanifes

Pjesëtarët e sektit Muxhessim e theksojnë citatin e Ebu Hanifes, r.a., kuptimin e të cilit ata e shtrembërojnë në mënyrë që t’ia atribuojnë qëndrimin e tyre mbi kufizimin hapësinor të All-llahut. Thonë se Ebu Hanifja, r.a., ka thënë:

“Kush thotë: “Unë nuk e di se ku është Zoti im, në qiej apo në tokë”, është bërë mosbesimtar. E njëjta gjë është edhe me atë që thotë: “Vërtet, All-llahu është mbi Arsh, por unë nuk e di ku është Arshi, në qiej apo në tokë”.

Përgjigjen kësaj çështje ia ka dhënë Mulla Ali el-Kari el-Hanefi, i cili në komentin e tij për Fikhul Ekber er Revdul Ezher fi Sherhi Fikhil Ekber, thotë:

“Përgjigje për këtë është ajo që e përmendi Imam Izz ibën Abdus-selam në librin Hallur Rumuz: “Thuhet se Imam Ebu Hanife r.a. ka thënë: “Kush thotë: Nuk e di nëse All-llahu është në qiej apo në tokë, ka bërë kufër!” – Sepse nga ky lloj i të folurit mund të mendohet se All-llahu ka vend. Ai që mendon se All-llahu ka vend është mushebbih.”

Nuk ka dyshim se Ibën Abdus-Selami është njëri nga dijetarët më të mëdhenj dhe më të besueshëm, ndaj është e detyrueshme që të mbështetemi në atë që ai transmeton dhe jo në atë që transmeton komentuesi, me faktin se Ebu Muti’ nga dijetarët e hadithit siç e kanë deklaruar shumica e tyre, konsiderohet gënjeshtar.

(Er Revdul Ezher fi Šerhi Fikhil Ekber, Mula Ali el Kari, fq. 333.-334.; Darul Bešairil Islamijjeh, Bejrut, Botimi i 1, 1998.g.)

Autor: Sami ef. Džeko

Shënim: Muxhessimët dhe mushebbihët e sotëm në akide janë kryesisht pjesëtarët e sektit Vehabi / pseudo-Selefi, akideja (besimi) e tyre nuk është besimi i ithtarëve të Ehli Sunetit vel-Xhemaatit!

Përshtati: Lutfi Muaremi