Vehabizmi nuk është i përshtatshëm për Malajzinë, thotë shefi i këshillit për fetva

Dijetarët Malajzian të medhhebit Shafi nxorën fetva dhe ligj sipas të cilit vehabizmi dhe shiizmi janë sekte të devijuara që devijojnë nga mësimet e Ehli Sunnetit.

Këshilli Kombëtar për Fetva e ka përshkruar vehabizmin të papërshtatshëm për Malajzinë, një javë pasi autoritetet fetare në Negeri Sembilan e ndaluan sektin islamik puritan me bazë në Arabinë Saudite.

Dr. Abdul-Shukur Husin, kryetar i këshillit kombëtar për fetva, tha se ndjekësit e sektit vehabist kanë prirje t’i shpallin muslimanët e shkollave të tjera femohues vetëm se mësimet e tyre nuk përputhen me mësimet vehabiste.

Muslimanët Malajzian tradicionalisht e ndjekin medhhebin Shafi dhe kjo paraqet interpretimin e vetëm ligjor të teksteve islame. Edhe shiizmin, si degëzim i dytë sipas madhësisë në Islam, që kryesisht ndiqet në Iran dhe Irak, gjithashtu e shpallën lëvizje devijante dhe e çoroditur.

Muftiu i shtetit federal Negri Sembilan, në Malajzi e shpalli të ndaluar vehabizmin sepse kundërshtohet me mësimet e Ehli sunnetit.

Vehabizmi është forma dominuese e Islamit në Arabinë Saudite dhe fajësohet për zhvillimin e grupeve ekstremiste në mbarë botën. Dr Abdul-Shukur tha se inicuan që çdo shtet federal i Maljzisë t’i ndalojë mësimet vehabiste përmes dekreteve ose fetvave.

Ithtarët e ideologjisë vehabiste, të njohur edhe si selefist, përhapnin mësimet e këtij sekti që nga viti 1970, përmes finasimeve misionare Saudiane, duke shpërndarë literaturë fetare, stipendime, apo ngritjen e institucioneve arsimore islame.

Burimi: freemalaysiatoday, 01 Mars 2015. http://www.freemalaysiatoday.com/category/nation/2015/03/01/wahhabism-out-of-place-in-malaysia-says-fatwa-council-chief/

Shënim i përkthyesit:

Puritan, libr.,keq. Ai që mban qëndrim tepër të rreptë e të ngurtë ndaj normave e rregullave të vendosura; ai që mban qëndrim puritan të tepruar.

Negeri Sembilan është një regjion në Malajzi që shtrihet në bregun perëndimor të Gadishullit të Malajzisë.

Përkthim: L.M.