Namazi i xhumasë është farz edhe në Bajram

Nëse bajrami ndodh në ditën e xhuma, siç ishte edhe këtë vit, falja e namazit të xhumasë është farz për të gjithë besimtarët pasi ta kenë falur namazin e Bajramit.

Sipas Këshillit të Rijasetit për Fetva të Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, dr. Enes Ljevakoviq, m thekson se namazi i xhumasë është farz, edhe gjatë rasteve kur Bajrami është ditën e xhuma, duke reaguar ndaj konfuzionit të mundshëm që mund të krijohet me muslimanët, për shkak të raportimeve në media se namazi i xhumasë nuk është i detyrueshëm pas namazit të Bajramit dhe se në vend të namazit të xhumasë mund të falet namazi i drekës!

Në web-portalin e Rijasetit thuhet:
“Sipas medhhebit Hanefi, namazi i xhumasë është farz, pavarësisht nëse namazi i bajramit është falur para tij.”

Namazi i drekës së xhumasë në ditën e parë të Bajramit nuk mund ta zëvendësojë namazin e xhumasë dhe muslimanët, të cilët përndryshe janë të obliguar ta falin namazin e xhumasë, edhe atë ditë janë të obliguar ta falin atë, pra pas faljes së namazit të Bajramit atë ditë.

Namazi i Xhumasë është një obligim më i rëndësishëm se namazi i Bajramit dhe një obligim më pak i fuqishëm nuk mund ta zëvendësojë një obligim më të fuqishëm.

Në medhhebin tonë, Hanefi, të dyja ibadetet kryhen edhe nëse ndodh që xhumaja dhe bajrami të jenë në të njëjtën ditë.

https://www.islamskazajednica.ba

Përkthim: L.M