Nuk e di sa herë e kam dëgjuar se si vehabistët mbrohen duke thënë se nuk duhet të emërtohen me atë emër, duke pohuar se është haram, ngase el-Vehab është një nga emrat e All-llahut.
Subhanellah! Nuk e di pse mendojnë kështu, le të themi: ithtarët e medhhebit maliki, quhen Maliki, ndërsa edhe ek-Malik është emër i All-llahut; dhahirijtë quhen ashtu për shkak të medhhebit të tyre, ndërsa edh-Dhahir është një nga emrat e All-llahut. Kur i Dërguari, alejhissalatu vesselam, thotë: el-muminu-l-kavijju hajrun ve ehabbu ilellahi mine-l-muminid-da’ifi (Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur për All-llahun se besimtari i dobët…), askujt nuk i shkon mendja të zemërohet për këtë, por ne të gjithë po luftojmë që të jemi ata besimtarë, ndërsa el-Mumin është një nga emrat e bukur të All-llahut.
Mendoj se problemi nuk është tek emri që quhen, por tek ideja që qëndron pas këtij emri.
Hebrenjtë nuk e kanë problem që t’i quajnë hebrenj, por e kanë problem t’u thuhet se janë çifut, sepse ai emër ka konotacione të shëmtuara, e njëjta gjë vlen edhe për grupet e tjera që kanë këtë apo atë emër; nuk u vjen turp nga emri, por nga ajo që nënkupton ai emër.
Selam për të gjithë dhe le të priren kah kënaqësia e All-llahut, dhe kushdo që e shqipton shehadetin është musliman.
Mos e quaj jobesimtarë (kafir) atë që falet ndryshe nga ty, ose nëse i kryen apo jo ibadetet, mos e merr në duart tua atë që është e drejtë ekskluzive e All-llahut të Madhëruar.
Ai është ai që fut në Xhennet kë të dojë dhe në Xhehennem kë të dojë, Ai nuk i ka dhënë asnjërit prej nesh biletë as për në Xhennet dhe as për në Xhehenem, që të caktojmë se kush ku do të shkojë.
Le të kujdesemi për veten dhe t’i lëmë marrëzitë dhe ndarjet e ndërsjella. (S.S.)
Përkthim: L.M.
