“Dijetarët e mëdhenj” në margjinat e shoqërive të vogla

Ulematë selefiste nëpër shoqëritë muslimane, më herët, dhe veçanërisht në kohën e sotme, imagjinonin se ata ishin të vetmit mbrojtës të Islamit dhe të vetmit rojtarë autentikë të sunnetit. Atë rol imagjinar ia përshkruanin vetes, dhe gjatë asaj rruge u vetë-dekoruan me lëvdata të ndryshme, ndërsa pas vetes nuk lanë suksese të rëndësishme apo reforma të dobishme shoqërore. Ata kryesisht krijuan mosdurim në mesin e muslimanëve, çrregullime shoqërore dhe e arsyetuan dhunën.

Edhe sot është kryesisht kështu, ulematë selefist në mbarë botën janë kryesisht jashtë të gjitha institucioneve të rëndësishme arsimore, ata kryesisht nuk marrin pjesë në proceset shoqërore, reformat dhe ngjashëm. Ata kryesisht e tërheqin vëmendjen kur thonë ndonjë marrëzi arkaike për gratë, të drejtat e njeriut, për risitë (bid’atet), kur tallen me muslimanët që nuk janë si ata dhe kur e flasin gjuhën e ndarjeve ndër-muslimane.

Ulematë selefiste nuk paraqesin korrigjues të dijetarëve bashkëkohorë, as nuk janë mbrojtësit e mbetur të Islamit. Përkundrazi, ato mund të vendosen në suazën e hadithit në të cilin i Dërguari i All-llahut, paqja qoftë mbi të, thotë:

“Kujt All-llahu ia do të mirën, e udhëzon në kuptimin e Islamit.”

Ky hadith shihet më së miri tek ulematë selefiste, njerëzit që qëndrojnë kaq shumë në studimin e Islamit, dhe në fund ata akoma merren me temat e grave të cilat dijetarët tradicional islam i shtjelluan para një mijë vite dhe jetojnë në margjina të proceseve shoqërore. Herë si vëzhgues e herë as si vëzhgues.

I pasqyruar në vetë-kënaqjen selefiste, tash e një kohë kam ndjesinë se jam Selef më i madh se selefistët e vetëshpallur dhe se jam i vendosur dhe i palëkundur në mbrojtje të Sunnetit të Muhammedit, paqja qoftë mbi të!

Autor: Omer ef. Bušatilić
Përkthim: L.M.