Ebu Hurejre, r.a., transmeton se hazreti Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Kush e ndihmon vrasjen e një besimtari me gjysmë fjale, në ditën e Gjykimit do të vijë dhe në ballin e tij do të shkruhet: e humbi shpresën në mëshirën e All-llahut.”
Shkëputje nga libri, “Si u përmbys hilafeti?”
Anglia u përpoq ta shkundte dhe dobësonte shtetin Osman nga brenda përmes njeriut të saj – tradhtarit musliman – Abdul-Aziz ibën Muhammed ibën Saud. Kështu në brendësi të territorit Arab u formua Lëvizja vehabiste.
Anglezët i ndihmuan me armë dhe para, që ta ngrinin zërin dhe armët kundër kalifit. Kështu edhe ndodhi. U zhvilluan beteja midis vehabistëve dhe ushtrisë islame Osmane. Qëllimi ishte që vehabistët ta merrnin pushtetin mbi pjesën më të madhe të territorit Arab të mbajtur nga osmanët, ta formojnë medhhebin e tyre në këto territore dhe t’i hiqnin gjurmët e medhhebit të mëparshëm Hanefi, i cili u njoh si medhheb zyrtar në Shtetin Osman. E gjithë kjo duhej realizuar me forcë dhe shpatë”.
“Ishte e njohur se pas kësaj lëvizjeje vehabiste qëndronte Anglia, sepse Saudët ishin shërbëtorët e tyre – dhe ata përdorën lëvizjen vehabiste për qëllime politike për ta goditur Shtetin Islamik nga brenda. Filluan duke shkaktuar përçarje mes medhhebeve, të cilat shumë shpejt u shndërruan në konflikte të vërteta të armatosura brenda Shtetit Osman. Por vazhdimisht u kujdesën që ithtarët e kësaj lëvizje vehabiste të mos e kuptonin thelbin e saj dhe veçanërisht lidhjen e saj me anglezët”.
(Kejfe huddimet hilafe – Si u përmbys hilafeti, prof. Abd’ul-kadim Dhel-lum)
L.M.