Shejh Kardavi rreth sektit vehabist i cili e pengon idenë dhe angazhimin e drejtë islam

Imami dhe dijetari i nderuar i Ehli Sunetit, muxhtehidi Shejh Jusuf el-Kardavi, thotë:

“Një nga pengesat më të mëdha me të cilat sot përballet veprimtaria për Islamin, e cila u jep armë shumë funksionale laikëve dhe pro-perëndimorëve dhe e pengon idenë e drejtë dhe angazhimin islam, është pikërisht grupi i cili nuk e ka as ndjenjën më të vogël për kuptimin e drejtë të qëllimeve të Sheriatit.

Ky grup është i burgosur i terminologjisë, literalizmit dhe formalitetit. Këta janë ata që shumë kohë më parë i kam quajtur ‘neodhahiri’*, edhe pse nuk kanë njohuri të Dhahiriut, e as njohuri të gjerë. Nga dijetari Ibën Hazmi e morën vetëm konservatorizmin dhe gjuhën e tij të gjatë.

Ata lexuan diçka nga trashëgimia e dy imamëve Ibni Tejmije dhe Ibnul Kajjim, por fatkeqësisht nuk i kuptuan në mënyrën e duhur. Ata nuk depërtuan në thellësi të saj, nuk iu përmbajtën metodave të dy shejhve, as pasardhësve të tyre, por i ndjekin disa bashkëkohës, duke i marrë të gjitha mendimet e tyre”.

(Es-sunnetu masdaren lil-me’arifeti vel-hadareti, 234.)

  • Shënim i përkthyesit: Medhhebi Dhahiri (arabisht: زاحري‎) ose Edh-Dhahiri (الذهرية‎) është një shkollë e jurisprudencës islame e themeluar nga Davud el-Dhahiri në shekullin e nëntë, e cila karakterizohet nga mbështetja në kuptimin e jashtëm (dhahir) të shprehjeve kur’anore dhe hadithore, si dhe refuzimi i deduksionit/përfundimit analogjik (kijas).