Teologu i Shoqatës së Kishave të Suedisë (Svenska Kyrkan), Jakob Wiren deklaroi se edhe të krishterët mund ta pranojnë Muhammedin si Profet.
Wiren në librin e tij të ri me titull: “Att ge plats for den andre? (Të bëjmë vend për të tjerët?)”, i kushtoi një kapitull të tërë në librin e tij profetit Muhammed, ku e theksoi rolin që luajti për popullin e krishterë.
Ai shtoi se të krishterët e konsiderojnë Muhammedin si profet në krishterim sepse ai është mbrojtës i monoteizmit, i cili për shkak të këtyre fjalëve tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave në Suedi.
Wiren pohon se në Bibël eksitojnë të dhëna se pas-Jezuit (Isait a.s.), do të paraqitet Profet.
“Në Bibël ekziston informacion se pas Jezuit u shfaq një profet. Me njohjen e Muhamedit si profet, tek të krishterët do të rritej respekti për muslimanët. Sot, shumica e të krishterëve nuk e pëlqejnë Profetin Muhammed. Arsyeja për këtë është se muslimanët gjithmonë shfaqen të neveritshëm dhe ekstremistë”, tha Wiren.
Gjithashtu edhe në platformën mediatike Youtube, e shpalli një video promotive rreth librit më të ri. Aty e theksoi se qëllimi i shkrimit të këtij libri është forcimi i dialogut dhe tolerancës ndërmjet njerëzve të feve, kombeve dhe botëkuptimeve të ndryshme.
“Si mund të jetojmë së bashku? Nga këndvështrimi i krishterë, unë kërkoja përgjigje për shumë pyetje, si për shembull se si njerëzit e besimeve të ndryshme mund t’i njoftojnë njerëzit e tjerë me kulturën e tyre të vërtetë”, tha Wiren.
Wiren është ligjërues universitar në Qendrën për teologji dhe studime religjioze pranë Universitetit të Lundit, në Suedi.
Muhammedi a.s. ishte Profeti i fundit sipas Islamit, i cili u dërgua nga Zoti për të gjithë njerëzimin, që ta plotësojë fenë origjinale monoteiste të profetëve para tij, Ademit, Ibrahimit, Isait dhe profetëve të tjerë.
E bashkoi të gjithë Gadishullin Arabik në një bashkësi dhe siguroi që mësimet, praktika dhe Kur’ani, për të cilin muslimanët besojnë se i ishte shpallur nga Zoti, e përbën bazën e besimit Islam.
Burimi: Opera News
Përshtati: Lutfi Muaremi