Udhëheqësi i veçantë i mishëruar në personalitetin e Muhammedit, s.a.v.s.

Së pari, do ta sqarojmë përkufizim e asaj që do të thotë “i veçantë”, pasi aty qëndron çelësi i pjesës vijuese të këtij teksti. Do ta citoj pedagogun e famshëm francez Alphonse de Lamartine i cili thotë: “Nëse qëllimi është i madh dhe mjetet janë të pakta, ndërsa rezultatet janë mahnitëse, tre kriteret e gjenialitetit njerëzor, kush do të guxonte ta krahasonte ndonjë njeri të madh të historisë njerëzore me Muhammedin, s.a.v.s.?!” Filozof, profet, ligjvënës, luftëtar, pushtues i ideve, rivendosës i besimit racional, kult pa imazh, themelues i njëzet perandorive tokësore dhe një shpirtërore, ky është Muhammedi. Me të gjitha standardet me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, ne jemi të lirë ta parashtrojmë pyetjen, a ka ndonjë njeri më të madh se ai?! (Historie de le Turquie, Paris 1854, Vëllimi 11. fq. 276-277)

Çelësi është në veprimin më shumë nga ajo që të tjerët mendojnë se është e mençur, e arsyeshme apo e logjikshme. Të jesh i veçantë do të thotë të jesh jo-normal në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëgjimi i mesazhit në mendje në mënyrë që të tjerët të mund të pyeten. Të marshosh me një ritëm të cilin të tjerët nuk janë në gjendje ta dëgjojnë, por gjithsesi të jenë në gjendje t’i frymëzojmë të na ndjekin. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që janë të veçantë dhe frymëzues, sepse të jetosh nuk paraqet vetëm frymëmarrja.

Pra, nëse dikush dëshiron të jetë udhëheqës, duhet ta bëjë atë që askush tjetër nuk e bën, jo sepse dëshiron t’u bëjë përshtypje të tjerëve, por sepse atëherë ata do të shohin se është e mundshme ta bëjnë të njëjtën gjë. Nuk ka mirësi në pretendimin të qenët më i vogël nga ajo që je. Ajo që kërkohet nga një udhëheqës është që ai vazhdimisht të shkojë kundër supozimeve dhe barrierave të vetë-imponuara, sepse pengesa e vetme reale është ajo në mendjen e tij. Udhëheqësi duhet të jetë i guximshëm të shkojë atje ku të tjerët nuk guxojnë. Ai gjithnjë duhet ta pyesë veten se çfarë është e drejtë, të përballet me besimet që janë përcjellë brez pas brezi dhe ta pranojë atë si realitet. Ai duhet të qëndrojë gjithmonë me të vërtetën pavarësisht çmimit. Ai duhet t’i mbështesë të shtypurit, të dobëtit dhe të varfërit dhe t’i rezistojë fuqisë së shtypësve kushdo qofshin ata. Të gjitha këto gjëra e ndihmojnë udhëheqësin që të fitojë besim tek të tjerët, që është themeli i lidershipit. Udhëheqësi nuk duhet të jetë vetëm personalitet i besueshëm, por njerëzit duhet të kenë besim të padiskutueshëm tek ai dhe të përfitojnë nga fakti që e ndjekin atë.

Udhëheqësi në të njëjtën kohë duhet të ketë vizion dhe strategji të qartë. Nuk mjafton vetëm ëndërrimi i gjërave të mëdha nëse nuk ke ide si t’i realizosh ato. Udhëheqësi i vërtetë duhet të jetë në gjendje të ëndërrojë dhe t’i udhëheqë njerëzit drejt realizimit të asaj ëndrre.

Lidershipi kërkon gjetjen e njerëzve adekuat për t’i përmbushur obligimet e shumta që do të shfaqen gjatë asaj rruge, sepse udhëheqësi nuk mund të bëjë gjithçka vetë. Pa një ekip të përkushtuar për ta zbatuar në përpikëri strategjinë, edhe ëndrrat më të mëdha mbeten vetëm dëshira. Udhëheqësi e gjen ekipin, i cakton detyrat, i frymëzon ta japin më të mirën, i trajnon dhe i drejton dhe në fund i mbikëqyr ndërsa i kryejnë obligimet për të cilat janë përcaktuar. Të gjitha këto janë role që një udhëheqës i madh duhet t’i kryejë.

I Dërguari i All-llahut, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, i vendosi standardet e udhëheqjes së shquar në mënyrë bindëse dhe të qartë, saqë edhe armiqtë e tij më të mëdhenj u detyruan të flisnin në favor të tij. Ngjarja e famshme e cila ilustron këtë është takimi i Ebu Sufjanit me Herakliun, perandorin romak, kur ai e mori letrën e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Të qenit i veçantë nuk është zgjedhje për një udhëheqës, por paraqet pjesë të rëndësishme për këdo që aspiron të jetë udhëheqës. Vetëm trimat mund të inkurajojnë dhe askush në historinë njerëzore nuk tregoi udhëheqësi të veçantë në çdo aspekt jetësor, ashtu siç bëri Muhammedi, s.a.v.s. Kjo është arsyeja pse shokët e tij treguan përkushtim të tillë ndaj atij që është shembull në vetvete. Ata e donin atë dhe ai i donte ata.

Shkëputje nga libri: “Leadership Lessons from the Life of Rasoolullah, s.a.v.s.” Mirza Yawar Baig
Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s