Festat e fundvitit

Edhe pse nuk është vërtetuar saktësisht, por këto ditë, përkatësisht më 25 dhjetor, itharët e librit, krishterët katolik e festojnë ditëlindjen e Isait, birit të Merjemes. Ndërsa krishterët ortodoks, këtë ditë feste e shënojnë më 7 Janar sipas kalendarit julian. Të dy palët këtë ditë, pra festën e quajnë “Bozhiç”, që është demunitiv i fjalës “Zot”, që sipas besimit të krishterë do të thotë, neudhubillah, “zot i vogël”.

Në Koncilin e Parë të Nikesë në vitin 325, të krishterët u ndanë në lidhje me çështjen e Isait, paqja qoftë mbi të, në ata që besojnë se Isai, a.s., është identik me Zotin dhe ata që besojnë se ai nuk është. Megjithatë shumica e të krishterëve besojnë se është. Arius apo Arije, një prift me origjinë nga Nikea në Libi, ishte i mendimit se Jezusi (Isau a.s.), All-llahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe, nuk është i barabartë me Zotin, por ai ishte shumë i zhurmshëm në qëndrimin e tij saqë u shpall heretik, d.m.th., femohues. Arianizmi nuk u shua plotësisht, por u reduktua në një sekt të parëndësishme krishtere.

Ekzistojnë të dhëna se boshnjakët e njihnin mirë doktrinën ariane. Islami e zgjidhi çështjen e natyrës së Isait, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, me anë të një përkufizimi të qartë të Krijuesit: “Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” Sigurisht, sekreti i suksesit të Islamit qëndron në këtë formulë të thjeshtë dhe unike doktrinore rreth ekzistimit të Zotit. Kjo formulë islame për Zotin, All-llahun xh.sh., në kaptinën El-ihlās, “Sinqeriteti” (Kur’an, 112: 1-4), nuk është vetëm se e sinqertë dhe e thjeshtë, por edhe racionale dhe thellësisht emocionale, sepse e pushton zemrën dhe shpirtin e çdo njeriu.

Sot të krishterët nuk i dënojnë dhe nuk i refuzojnë ata që mendojnë dhe besojnë në këtë apo në mënyrë tjetër, ose nuk mendojnë dhe besojnë as në këtë mënyrë e as në atë mënyrë për natyrën hyjnore, birnore ose jo-hyjnore dhe jo-birnore të Jezusit (Isait), ashtu siç i dënuan dhe hodhën poshtë në Këshillin e Parë të Nikesë ata që nuk e pranuan opsionin fitues teologjik të trinitetit.

Por të gjithë të krishterët në botë këto ditë janë të bashkuar rreth kremtimit të Khristos-Mas, që në gjuhën e vjetër egjiptiane do të thotë “lindja e Krishtit”, ndryshe nga kuptimi në gjuhën boshnjake të “Krishtlindjeve, apo Zoti i vogël”. Janë të paktë ose pothuajse nuk ekzistojnë ata që pyesin se kur dhe pse festohet ditëlindja e Isaut, a.s.. Nuk ka vend për pyetje të tilla nga dekorimet e mëdha dhe joshëse në të gjitha vendet publike, dekorimet që flasin pak ose aspak për Isaun a.s., si njeri, si i dërguar i Zotit apo si mësues moral. Gjithçka është dekoruar me qëllim për ta tërhequr vëmendjen e udhëtarëve në aeroport, klientëve nëpër shitore, kalimtarëve nëpër rrugë dhe shikuesve në televizion, në festën krishterë të lindjes së Isait, a.s., festë që nuk ka të bëj asgjë me atë për të cilin janë bërë gjithë ato dekorime, por paraqitet sikur ka të bëjë me të gjithë njerëzit, kombet, fetë dhe kulturat.

Ata që me të vërtetë jetojnë dhe e përjetojnë lindjen e Isait, birit të Merjemes, si frymëzim dhe pastrim shpirtëror e meritojnë respektin tonë. Mirëpo, kremtimi i shekullarizuar i ditëlindjes së Isait, a. s., nuk e përcjellë mesazhin e vërtetë shpirtëror dhe profetik të Isaut a.s., i cili është i përbashkët për të gjithë ne që besojmë në misionin e prijësve fetarë, të cilët nuk ishin komercialistë, por mësues shpirtëror dhe moral. Kjo duhet theksuar sepse në vend të mesazheve shpirtërore dhe morale, ne këto ditë dëgjojmë dhe shikojmë vetëm slogane ofenduese komerciale, që e shkatërrojnë trurin. Kulmi i çmendurisë, që nuk ka të bëjë absolutisht me Isain, paqja qoftë mbi të, apo me ndonjë fe, ndodh në “natën më të çmendur” të vitit. Po kush guxon të thotë se nuk ka “netë të çmendura”? Kush guxon të mendojë se të gjitha netët dhe ditët janë vetëm shenja të fuqisë së All-llahut të Madhëruar? Kush mund ta vërejë se ka vetëm njerëz të çmendur që çmenden në netët normale, por që askush nuk mund t’i quajë të çmendur? Vetëm ata mund ta quajnë veten të çmendur. Dhe netët në të cilat ata çmenden, vetëm ata mund t’i quajnë “netë të çmendura”, domethënë vetëm ata mund ta quajnë natën në të cilën përfundon viti i vjetër dhe fillon viti i ri, “nata më e çmendur”, sepse do të ofendoheshin shumë nëse ne do t’i quanim të çmendur. Ne, që në “natën e tyre më të çmendur” nuk jemi të çmendur, nëse do t’u thoshim se janë të çmendur, do të na shpallnin të përjashtuar, ekstrem, të prapambetur, që ndërhyjmë në jetën e tyre, që dona ta ndryshojmë mënyrën e tyre të jetesës jo normale sepse ne refuzojmë të jemi me njerëz “normal” që çmenden në ‘natën më të çmendur’. Prandaj nuk do t’i emërtojmë me asnjë emër. Ua lëmë atyre ta emërtojnë veten si të duan në “natën më të çmendur” të vitit. Dhe ne që nuk jemi si ata të asaj nate, kemi të drejtë ta ndjejmë mesazhin shpirtëror dhe t’i simpatizojmë mësimet morale të Isaut, paqja qoftë mbi të, i cili nuk është fajtor dhe që nuk kuptohet nga ata që i referohen.

“Pastaj All-llahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas All-llahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.” [Kur’an: el-Maide, 116]

Në këtë stuhi të tmerrshme që i ka përfshirë muslimanët në mbarë botën, disa mendojnë se duhet të fshihen në vrimën e miut dhe të presin që të kalojë stuhia. Të tjerët besojnë se njeriu duhet t’i përkulet stuhisë… duhet të distancohet dhe të heqin dorë nga Islami dhe muslimanët… thonë që duhet menduar dhe vepruar ashtu siç frynë era, d.m.th. stuhia dikton gjithçka… Të tjerë mendojnë se njeriu duhet të qëndrojë i drejtë ashtu siç qëndroi edhe Ebu El-Kasim Muhammedi, paqja qoftë mbi të, El-Emīni dhe El-Mustekīmi, në rrugën e drejtë El-Sirāt El-Mustekim pavarësisht stuhive që e shoqëruan, ndërsa ai e mbarti emanetin, të cilin qiejt, toka dhe malet refuzuan ta bartin.

O besimdrejtë!, mos kini frikë nga askush përveç All-llahut të Madhëruar. Ai është i Pari dhe i Fundit, Ai është i Dukshmi dhe i Padukshmi, Ai është i Gjithëdijshmi dhe Shikuesi, Ai është mbi të gjithë dhe çdo gjë që ekziston, Ai është imani juaj dhe ju jeni emaneti i Tij, prandaj ruajeni emanetin e Tij për ta ruajtur besimin tuaj, i cili ju jep paqe dhe siguri edhe përkundër paraqitjes së stuhisë së tmerrshme, e cila zbriti mbi Ummetin, fenë dhe në besimin tonë.

Autor: Mustafa Cerić
Përshtati: Lutfi Muaremi

[1] En-Nebij, profet dhe i zgjedhur i All-llahut si model shpirtëror dhe moral, por pa shpallje apo ligj fetar.

[2] Er-Resul, i dërguari dhe i zgjedhuri i All-llahut, të cilit i është besuar Shpallje që përmban jo vetëm udhëzime shpirtërore dhe morale, por edhe rregullore juridike fetare, të cilat e rregullojnë hallallin dhe haramin, të mirën dhe të keqen për individin dhe shoqërinë. Muhammedi, paqja qoftë mbi të, është në të njëjtën kohë En-nebijj, model moral dhe Er-resul, ligjvënës fetar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s