Askush sikur Muhammedi, s.a.v.s.

Autor: Ali el-Tantavi

Është e padrejtë ndaj Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, si dhe ndaj fakteve historike, të krahasohet i Dërguari i fundit i All-llahut me ndonjë nga mijëra burrat e mëdhenj, ylli i të cilit shkëlqen në qiellin e historisë që nga ajo ditë kur llogaritet historia. Në historinë njerëzore ka pasur njerëz të mëdhenj që ishin mendarë të mëdhenj, por emocionalisht dhe orator të dobët; mes tyre kishte oratorë të zjarrtë, por në të njëjtën kohë ishin mendimtarë mesatar; kishte nga ata që shkëlqenin në menaxhim dhe udhëheqje, por morali i tyre ishte në nivelin e moralit të të pafeve dhe të shfrenuar.

Muhammedi, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, është i vetmi që i përfshiu të gjitha aspektet e madhështisë njerëzore. Përveç Muhammedit, a.s., nuk ka asnjë njeri të madh në histori që nuk donte të fshihte ndonjë anë të keqe të jetës së tij dhe nuk kishte frikë se njerëzit do ta merrnin vesh, pavarësisht nëse ishte ndonjë aspekt i jetës së tij që lidhej me epshin, ose me familjen e tij, ose diçka tregon ndonjë dobësi.

Vetëm Muhammedi, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ia shpalosi të gjithë jetën e tij njerëzve. Ai ishte sikur një libër i hapur në të cilin nuk ka asnjë radhë të fshehur të cilën njerëzit nuk guxojnë ta lexojnë kur të duan dhe sa të duan.  

I vetmi ishte Muhammedi, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, që u lejoi as’habëve ta shënonin çdo detaj që e kanë vërejtur nga jeta e tij, edhe në kohë qetësie, edhe në kohë të dobësive njerëzore, siç janë zemërimi, dëshirat dhe emocionet.

Mandej, edhe bashkëshortet e tij besnikërisht dhe në mënyrë të përpiktë transmetonin gjithçka ndodhte mes tyre në jetën bashkëshortore.

Kështu Aisheja r.a., me lejen e tij, s.a.v.s., lajmëroi gjithçka që i ndodhi Muhammedit paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, në familjen e tij dhe atë që veproi, sepse çdo veprim dhe çdo vepër e tij, në familje dhe jashtë saj, është ligj fetar që duhet ndjekur. Koleksionet e haditheve, si dhe librat e jetëshkrimit të tij (sira) dhe fikhut, janë plot me shembuj nga përditshmëria e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.

As’habët dhe bashkëshortet e tij transmetuan gjithçka rreth jetës tij, madje edhe ato që kanë të bëjnë me nevojat fiziologjike, ndaj nga kjo mësojmë për mënyrën e të ushqyerit, veshjes, fjetjes, pastrimit etj.

Ma tregoni një njeri të madh nga gjinia njerëzore i cili guxon t’u thotë njerëzve: “Ja, ky është jetëshkrimi i jetës sime, lirisht vëzhgoni dhe studioni atë, tregoni edhe mikut edhe armikut, ndaj le të gjejnë ndonjë pikë të dobët nëse munden!

Ma tregoni ndonjë njeri tjetër të madh, biografia e të cilit është shkruar deri në detajet më të vogla që mësohet edhe pas më shumë se 1400 vjetësh, përveç biografisë dhe jetëshkrimit të Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.

Madhështia njerëzore mund matet ose në bazë të ndjekësve, moralit, tipareve dhe cilësive të veçanta të një personaliteti të caktuar, ose në bazë të veprave madhore që bëri një njeri i madh, ose në bazë të ndikimit për njerëzit dhe historinë e botës. Çdo njeri i madh në historinë e njerëzimit arriti madhështinë në bazë të njërës prej këtyre standardeve, përveç Muhammedit, paqja qoftë mbi të, sepse tek ai ishin të pranishme të gjitha standardet dhe shkaqet e madhështisë njerëzore. Morali i tij është madhështor, puna e tij madhështore dhe ndikimi i tij i patejkalueshëm.

Vetëm madhështia e Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, kishte përmasa botërore dhe ishte gjithëpërfshirëse.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s