
Bernard Shaw – Nëse bota evropiane do të udhëhiqej nga një njeri si Muhammedi, ai do ta shëronte atë nga të gjitha sëmundjet e saj.
Bernard Shaw (26. Qershor 1856. – 2. Nëntor 1950) ishte një dramaturg irlandez, romancier, eseist, gazetar, kritik letrar, dhe një luftëtar i madh për të drejtat e njeriut. Fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1925.
Bernard Shaw-it i bëri përshtypje Islami dhe personaliteti i të Dërguarit të All-llahut, Muhammedi a.s., i cili për të paraqiste idealin e një personaliteti fetar (të devotshëm) dhe moral që me të drejtë duhet të mbajë epitetin e shpëtimtarit të njerëzimit.
Bernard Shaw me zell të veçantë i hodhi poshtë gënjeshtrat që po përhapeshin në Perëndim rreth Islamit dhe Muhammedit, paqja qoftë mbi të, ashtu siç po përhapen edhe sot. Ai për këtë tha: “Kleri në mesjetë, si rezultat i injorancës apo fanatizmit, e portretizoi fenë e Muhammedit (Islamin) në imazhin më të zi dhe e paraqiti atë si armik të krishterimit”. Megjithatë, unë e studiova atë, atë njeri të jashtëzakonshëm, dhe për mendimin tim, Muhammedi nuk është armik i krishterimit, por ai duhet të konsiderohet shpëtimtar i njerëzimit.
Muhammedi ishte një frymë mëshire dhe ndikimi i tij mbeti i pavdekshëm gjatë gjithë kohës. Asnjë nga njerëzit që jetonin rreth tij nuk e harruan atë, kështu ndodhi edhe me ata që erdhën pas tij. Unë e kam lexuar disa herë biografinë e të Dërguarit të Islamit dhe nuk kam gjetur asgjë tjetër përveç moralit. Shumë doja që Islami të jetë rruga e njerëzimit.
Unë besoj se, nëse një njeri si Muhammedi do ta sundonte botën, ai do të ishte në gjendje t’i zgjidhte problemet tona në një mënyrë që e siguron paqen dhe lumturinë që njerëzit e dëshirojnë. Nëse bota evropiane do të udhëhiqej nga një njeri si Muhammedi, ai do ta shëronte atë nga të gjitha sëmundjet e saj. Unë besoj se besimi i Muhammedit është i vetmi besim që, siç më duket mua, i posedon të gjitha kushtet e nevojshme dhe aftësinë për t’u përshtatur me fazat në ndryshimin e jetës dhe se është i pajtueshëm me të gjitha aspektet e jetës njerëzore.
Unë aludova se Islami do të pranohet në Evropën e nesërme, ashtu siç ka filluar të pranohet sot.

Përshtati: Lutfi Muaremi