Shoqërimi me ata që nuk e dinë vlerën tënde sjell poshtërim

Qëndro gjithmonë me ata që të vlerësojnë dhe e dinë vlerën tënde, sepse shoqërimi me ata që nuk e dinë vlerën tënde sjell poshtërim.

Autor: Ed’hem Sherkavi

Një burrë nga Horasani, i cili i dinte llojet e gurëve dhe vetitë e tyre, erdhi në Egjipt duke kërkuar një gur që e dinte se i largon mizat, kështu që e vërejtji tek një shitës gurësh dhe e pyeti për çmimin dhe shitësi i kërkoi: “Pesë dirhemë.”

Atëherë burri nga Horosani i tha: “Eja me mua do të të tregoj se cili prej neve të dyve është i marrë”.  E kapi për dore dhe e çoi te shitësi i hurmave. Meqenëse mizat shkonin vërdallë tasit me hurma, ai e vendosi gurin pranë tasit dhe mizat ikën. Pastaj e mori dhe mizat u kthyen sërish, kështu që e vuri përsëri gurin pranë tasit dhe mizat ikën. Pastaj i tha: “Ky është guri që e kërkojnë mbretërit për festat e tyre, ndaj edhe sikur të më  kërkoje edhe pesëqind dirhemë, do ta blija.”

Një monedhë e vjetër për mua dhe ty është thjesht një copë metali pa vlerë, por për një arkeolog është një thesar. Edhe guri arkeologjik mbi të cilin ka mbishkrime të pakuptueshme, për mua dhe ty, është thjesht një gur që nuk ia rrit vlerën mbishkrimi në të, por që antropologët e konsiderojnë zbulim shkencor.

Unë e posedojë Divanin e El-Mutenebbi-ut  të Ibn Xhinit (gramaticieni i madh i Mosulit, vdiq në vitin 1002) i cili përmban disa ndërhyrje dhe komente në dorëshkrimin e vetë El-Mutenebbiut dhe meqenëse është dorëshkrim, e mbaj në bibliotekën time, sikur të jetë thesari i fundit i mbetur nga Sulejmani, alejhiselam, por për pjesën tjetër të familjes sime, paraqet vetëm një nga qindra librat që kemi në shtëpinë tonë.

Ajo që po përpiqesha të thoja është se ne si qenie njerëzore, sikur edhe gjërat që i përmenda, nuk do ta ndiejmë vlerën tonë nëse nuk jemi me ata që na vlerësojnë dhe e dinë vlerën tonë. Guri i mizës ishte thjesht një gur i zakonshëm i shtrirë në tokë dhe kur erdhi në duart e atij që e dinte vlerën e tij, ai u bë pasuri e vërtetë për të.

Po kështu, nëse dorëshkrimin e Divanit të El Mutenebbit do t’ia jepja një shitësi të sanduiçëve, ai me siguri do ta griste dhe do ta përdorte për të mbështjellë sanduiçet e tij.
Prandaj, qëndro gjithmonë me ata që të vlerësojnë dhe që e dinë vlerën tënde, sepse shoqërimi me ata që nuk e dinë vlerën tënde sjell poshtërim.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s