Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 22:
Nga llojet më të këqij të njerëzve janë ata që nuk e respektojnë njeriun si qenie dhe krijesë të All-llahut, që krenohen mbi ta, që e shantazhojnë me para dhe e trajtojnë sikur të jenë ata që e sigurojnë nafakën.
Mund të mos ketë shumë zullumqarë të tillë dhe na vjen keq për ta sepse e rrezikojnë rëndë fatin e tyre pas vdekjes. Por na vjen keq edhe më shumë për ata që ua mundësojnë dhe ju frikësohen, i dëgjojnë verbërisht, pajtohen me shantazhet e tyre, sepse me veprimet e tilla sikur nuk besojnë në emrin e Zotit Er-Rezzak (Ai që furnizon).
Detyra është e qartë, sado qoftë të mendoni se ata janë të fortë, jini të bindur se Zoti juaj që ua jep atyre nafakën, është mbi ata me fuqinë e Tij.
O njeri, ti dëshiron të respektohesh, por nuk do të respektohesh kurrë derisa t’i nënshtrohesh vetëm Zotit të të gjitha botëve!
Përshtati: Lutfi Muaremi