Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 21:
Në ditët kur sprovohemi me çështje të shëndetit dhe na godet ndonjë sëmundje neve apo të afërmit tanë të dashur, e kujtojmë sa pak e vlerësojmë këtë begati.
Te populli ynë përdoret shpesh thënia: “Zot, vetëm shëndet!” Vërtetë shëndeti është nga esenca e lumturisë në këtë botë, por duhet ta ndërrojmë këtë bindje dhe në lutjet tona të shtojmë edhe diçka për lumturinë e vërtetë:
“O Zot, shëndet dhe iman!”
Shumë njerëz kanë shëndet, por pa besim dhe vepra të mira bëhen si të vdekurit që ecin.
Shumë më i pasur është i sëmuri me iman se sa i shëndoshi pa iman! Feja i jep jetës kuptim.
O Zot, na dhuro shëndet dhe iman!
Përshtati: Lutfi Muaremi