Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 20:
Nuk e kisha kuptuar esencën e falënderimit ndaj All-llahut deri sa një plak që njihet si besimtar i denjë, nuk më tha: “Paramendo sikur të të vjen meleku dhe të thotë t’i shënosh në letër të gjitha dëshirat që i ke. Pasi të veproje ashtu, ndjejë se meleku do të të thotë: a vetëm kaq, o rob i All-llahut? Po All-llahu ka përgatitur për ty shumë më tepër!”
Ja kjo është esenca. Në të vërtetë nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë posedojmë!
Më e bukura nga të gjitha është se, kur ne e falënderojmë All-llahun për gjërat që posedojmë, Ai na dhuron akoma më tepër.
Përshtati: Lutfi Muaremi