Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 19:
Një nga gjërat më të lavdishme në besimin tonë është se All-llahu të jep vlerë ty dhe mua, na jep rëndësi, ne jemi të rëndësishëm te Fuqiploti!
Në një rast, Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e udhëzonte Muadhin me fjalët: “All-llahu ka të drejtë tek ty, e ajo është që ta adhurosh Atë dhe të mos konsiderosh askënd të barabartë me Të! Po ashtu, edhe njerëzit kanë të drejtë tek All-llahu! Ajo është që All-llahu të mos i ndëshkojë ata nëse nuk konsiderojnë asgjë të barabartë me Të!
Subhanallah, kush je ty o njeri, dje nuk ekzistoje, nesër krimbat do të të hanë, je i pafuqishëm kur të godet madje një sëmundje e vogël, nënshtrimi apo mos nënshtrimi yt, nuk e zvogëlon qeverisjen e All-llahut, por edhe si i tillë – ke të drejtë tek All-llahu!
Le ta forcojmë lidhjen tonë të zemrës me të Plotfuqishmin që na jep të drejtë te Vetja e Tij, a ka nder më të madh se kjo?!
Përshtati: Lutfi Muaremi