Porosi ditore për motivim nga përmbledhja: “Zgjoje zemrën tënde”, autor Amar Bašić.
Këshilla e 17:
Kur i flisni dikujt për All-llahun, përshkruani Atë ashtu siç e ka përshkruar Ai veten. Është e vërtetë se Ai është Fuqiploti, Krenari, por është gjithashtu e vërtetë se Ai i thërret krijesat e Tij me fjalët: “Nxitoni / ikni te All-llahu!” E dimë që njeriu nxiton drejt atij tek i cili ndjenë siguri dhe qetësi. Ndaj si mund dikush të nxitoj/ik drejt All-llahut, ndërsa ti e frikëson me emrin e Tij?!
Zgjoje tek Ai shpresën që All-llahu do ta pranojë tek Vetja, madje sikur të ishte mëkatari më i madh në botë.
Nëse ti je i dobët, dije që All-llahu yt është Fuqiplotë; nëse ti je i varfër, All-llahu yt është i Pasur; nëse ti je i sëmurë, dije që All-llahu yt shëron; nëse të gjithë të braktisin, All-llahu është Ai që të mjafton!
Përshtati: Lutfi Muaremi
