Jeta

Ëndërrova sikur flisja me një urtar.
“Pra dëshiron të flasësh me mua?”  tha urtari. 
“Nëse keni kohë,” i thashë. 
Ai buzëqeshi dhe tha: “Me gjithë qejf e përdori kohën time për këtë çështje.”
Çfarë do të më pyesje?” – pyeti, dhe kështu filloi debati ynë…
“Çfarë të befason më shumë te njerëzit?!”
Urtari u përgjigj:

“Njerëzimit fëmijëria i duket e mërzitshme. – Shpejtojnë të rriten dhe më pas sërish dëshirojnë të ishin fëmijë. 
– E shpenzojnë shëndetin e tyre për të fituar para dhe më pas i shpenzojnë paratë e tyre për ta rikthyer shëndetin e tyre.
– Mendojnë me ankth për të ardhmen, duke e harruar të tashmen. Në këtë mënyrë, ata nuk jetojnë as në të tashmen dhe as në të ardhmen. 
– Jetojnë sikur nuk do të vdesin kurrë, dhe pastaj vdesin sikur të mos kishin jetuar kurrë.
Mandej i urti më mori për dore dhe heshtëm për një çast.
Pastaj e pyeta:
“Si prind, çfarë mësimesh jetësore do të dëshironit t’i mësoni fëmijët tuaj?” Duke buzëqeshur, urtari u përgjigj:
– Të mësojnë se nuk mund askënd ta detyrojnë t’i duan, por vetëm të duan.
– Të mësojnë se nuk është më e vlefshme ajo që posedojnë, por kush janë në jetën e tyre.
– Të mësojnë se nuk është mirë ta krahasojnë veten me të tjerët…
– Të mësojnë se i pasur nuk është ai që posedon më shumë, por ai që ka nevojë pak.
– Të mësojnë se janë të nevojshme vetëm disa sekonda që thellë ta lëndosh personin e dashur, ndërsa nevojiten vite për shërim.
– Të mësojnë se me para mund të blihet gjithçka,  përveç lumturisë dhe kënaqësisë. 
– Të mësojnë se dy persona mund ta shikojnë të njëjtën gjë, por krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri.
– Të mësojnë se mik të vërtetë  e kanë atë që di gjithçka rreth tyre…, dhe përsëri i do.
– Të mësojnë që nuk mjafton të tjerët t’i falin, doemos edhe vetes së tyre t’ia falin.

Njerëzit do të harrojnë çfarë ke thënë.
Njerëzit do të harrojnë çfarë ke bërë.
Por asnjëherë nuk do t’i harrojnë, ndjenjat që i zgjove tek ata!

Në pyetjen: “Çfarë bën?” , iu përgjigjem: “Jetojë”.
Çfarë do të thotë të jetosh? Të endurit mbi tokë për disa vite me bashkë udhëtarët të cilët u gjendën në të njëjtën anije kohore dhe hapësinore.
Të jetuarit – domethënë të rritesh nga brenda, të rritesh nga vetja. Të rriteni në mirëkuptim, në ndjenjë, në kreativitet…

Njeriu rritet duke e ndërtuar veten. Jeta është ndërtim i përhershëm. Ekzistojnë jetë të ndryshme, vdekjeprurëse dhe të mërzitshme, optimiste dhe të fuqishme. Jeta që ka hequr dorë nga rritja nuk është jetë.

Ai që i ka vendosur kufij rritjes mendore dhe nuk do të shkojë përtej tyre, rrezikon të jetojë. Ai që mendon se është rritur aq sa nuk ka më nevojë të zhvillohet, largohet nga jeta. Kështu, ai që e braktis krijimtarinë dhe kufizohet në riprodhim shkon në drejtim të kundërt nga jeta. Ai që rritet nuk e njeh mërzinë, ai që ndërton nuk njeh monotoni. Ndërsa në kuptimin fizik rritja përfundon me moshën tonë, rritja shpirtërore nuk kufizohet vetëm në të…

Dashuria është t’i japësh jetë vetes dhe të tjerëve. Ta japësh jetën tënde në mënyrë që e promovon rritjen dhe jetën e tjetrit, do të thotë të japësh jetë ditë pas dite. Ashtu si jetohet nga dita në ditë.

Prandaj, të vdesësh nesër është po aq e mirë sikur të vdesësh çdo ditë tjetër. Çdo ditë ishte për jetën, ose për t’u larguar nga jeta e kësaj bote.

Jini të lumtur sa herë që ju jepet mundësia, dhe sa herë që gjeni forcë për ta bërë këtë, sepse momentet e gëzimit të pastër vlejnë më shumë se të gjithë muajt e jetës sonë të kaluar në lojën e turbullt të pasioneve dhe dëshirave tona të vogla apo të mëdha.

Një moment gëzimi mbetet në ne përgjithmonë, si një shkëlqim që asgjë nuk mund ta errësojë.

“Ajo që nuk dhemb nuk është jetë, ajo që nuk kalon nuk është lumturi.” Në këtë ditë, kur Zoti im, All-llahu i Madhërishëm më pa mua, ndërsa më sheh dhe më dëgjon gjithmonë, e imagjinova duke më pyetur:

“Robi Im i dobët, cila është dëshira yte më e madhe sot?”

U përgjigja:

“All-llahu im, ruaje atë që i lexon këto rreshta, si dhe familjen dhe miqtë e tij. Ata e meritojnë dhe unë i dua shumë”.

Dashuria e All-llahut është si oqeani, ju e shihni fillimin e tij, por assesi fundin e tij.

Gëzohu secilës prej ditëve tuaja, jetoni një jetë kreative dhe ndani me kënaqësi gëzimet tuaja të përditshme me të afërmit tu, ata e meritojnë atë!

Përshtati: Lutfi Muaremi

Leave a Reply