Kur prirja e egos sonë për të harruar Hyjnoren përballet me kujtimin e Zotit, i gjithë perceptimi ynë i realitetit mund të transformohet në një çast. Historia e mëposhtme e mësuesit dhe satiristit të shekullit të trembëdhjetë, Mulla Nasruddinit, e ilustron këtë pikë shumë bukur:
Një njeri erdhi te Mullah Nasrudini dhe i tha: “Unë jam i pasur, por i dëshpëruar. E mora të gjithë pasurinë që kam dhe u nisa në kërkim të lumturisë, por ende nuk e kam gjetur.”
Ndërsa njeriu po shikonte drejt qiellit duke reflektuar, Nasruddini ia vodhi çantën me para nga duart dhe fillojë të ikë.
Njeriu filloi të vrapoi pas Nasruddinit, duke bërtitur: “Hajdut! Hajdut!” Nasruddini iku diku afër një qosheje dhe e la çantën në rrugë, që ta gjente njeriu, dhe më pas u fsheh pas një shtylle ta mbikëqyr çfarë do të bëjë..
Kur njeriu e pa çantën e tij në tokë, shprehja e fytyrës së tij ndryshoi nga dëshpërimi në gëzim, ndërsa përqafoi çantën e tij në një lumturi të pastër. Pas disa çastesh, Nasruddini doli nga streha dhe i tha: “Nganjëherë duhet ta humbni atë që e posedoni dhe ta gjeni përsëri që t’ia dini vlerën e bekimit që e keni pasur gjithmonë.”
Ashtu si Ademi dhe Hava, që duhej të largoheshin nga Kopshtet e Xhennetit për ta ditur vlerën e tij. Ne nuk u dërguam në këtë tokë si ndëshkim, por më tepër si një provë dhe si një mjet për të mësuar të jemi mirënjohës për gjithçka që Zoti na ka dhënë.
Ne ose mund të joshemi nga kënaqësitë e vdekshme të kësaj bote në harresë se kush dhe të kujt jemi në të vërtetë, ose mund të luftojmë kundër dëshirave të egos sonë duke bërë dhikër dhe duke e kërkuar mëshirën e Zotit ndaj nesh.
Përshtati: Lutfi Muaremi