Hazreti Aliu e këshillonte djalin e tij, Hasanin:
“Biri im, të këshilloj për takva (devotshmëri) dhe ta thuash të vërtetën në kënaqësi dhe në zemërim.”
“Biri im, kush ia bën gropën vëllait, bie vet në të.”
“Ka bredhur ai që habitet me mendimet e veta.”
“Është shkatërruar ai që për shkak të inteligjencës personale, veten e konsideron të pavarur nga të tjerët.”
“E ka shkatërruar veten ai që shoqërohet me njerëz me sjellje të keqe, ndërsa i nderuar është ai që ri me dijetarët dhe njerëzit e dijes.”
“Kënaqësia është tek pasuria e cila nuk pakësohet, sjellja e mirë është trashëgimia më e mirë, ndërsa karakteri i mirë është shoku më i mirë.”
Frikërespekti – është themel dhe duhet të na paraqes udhëzues në veprimet tona. Duhet të angazhohemi në kryerjen e veprave ndërsa të jemi të vetëdijshëm për mbikëqyrjen e All-llahut.
Qëllimi i keq dhe komploti kundër vëllait musliman – Nuk ka mirësi në akumulimin e dashakeqësisë ndaj të tjerëve. Nëse ndjenjat tona na shpijnë aq larg sa të fillojmë të mendojmë dhe komplotojmë kundër vëllait/motrës musliman, duhet ta kuptojmë se ne në atë rast luajmë me zjarr, dhe se personi i vetëm i cili do të përfundoj keq në këtë dhe në botën tjetër, është ai që komploton.
Admirimi i vetes – E kemi obligim që ndaj vetes të kemi qëndrim kritik dhe me sinqeritet ta falënderojmë All-llahun për të gjitha mirësitë me të cilat na bekoi. Kur ta kuptojmë se All-llahu i Madhëruar na mundësoi gjithçka që kemi, atëherë kemi shanse reale që të jemi nën kontroll dhe të gjitha veprimet tona t’ia përshkruajmë të Madhërishmit.
Sjellja e mirë – Sjellja e mirë është diçka rreth së cilës duhet çdokush të punoj, ta zhvilloj dhe përmirësoj brenda vetes së tij. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi alejhis-selam ishte shembulli nga i cili mund ti marrim mësimet më të mira. Sjellja e mirë duhet qenë synimi jonë edhe gjatë mësimit të të tjerëve, ndërsa mënyra më e mirë që të tjerët ti mësojmë është që ne të jemi praktikues të sjelljes së mirë.
Karakteri i mirë – Nuk duhet rezervuar sjelljen tonë të mirë vetëm kur të jemi jashtë shtëpisë, meqë shokët tonë më të mirë janë gjithmonë me ne. Kështu duhet menduar kur është në pyetje karakteri jonë.
Përktheu: Lutfi Muaremi